Lajme
Ekspozitë e artistëve që jetojnë jashtë vendit
Ndërsa të shtunën, më 4 gusht, në ora 18:00, në Prekaz, mbahet manifestimi qendror i “Ditëve të Diasporës në Kosovë”
Në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës në Kosovë”, në Prishtinë, në Parkun Arkeologjik, u mbajt ekspozita e artistëve Lala Meredith Vula, Dora Virient Sulimani, Saimir Strati dhe Asllan Krasniqi, të cilët jetojnë e veprojnë në diasporë.
Në ekspozitë u prezantuan piktura, fotografi, imazhe me mozaikë, si dhe ballinat e revistës arbëreshe me veshje të arbëreshëve, bën të ditur Ministria e Diasporës në një njoftim për medie. Me këtë rast, ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, pas fjalës përshëndetëse, i përgëzoi artistët e Diaspores për krijimtarinë e tyre. Me nga një fjalë u paraqitën edhe artistët, të cilët thanë se ndihen shumë të lumtur që veprat e tyre i ekspozojnë në Kosovë.
Më pas, në shenjë respekti për pjesëmarrjen në manifestimin për diasporën(artistë nga diasporë) dhe për punën e tyre, MeD-ja i nderoi artistët me nga një mirënjohje, thuhet në fund të njoftimit.
Ndërkaq,siç njofton ministria, të shtunën, më 4 gusht, në ora 18:00, në Prekaz, mbahet manifestimi qendror i “Ditëve të Diasporës në Kosovë”. Me këtë rast do të ketë homazhe te Varrezat e Jasharajve, do të ketë një koncert të Filarmonisë së Kosovës, si dhe do të ndahen çmimet vjetore për personalitetet më të njohura të diasporës sonë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
UBS shkurtoi qindra vende pune në fazën e reduktimit UBS ka shkurtuar disa qindra vende pune në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, si pjesë... -
Vala e të nxehtit rrit ozonin në nivele të rrezikshme në Zvicrën qendrore -
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur












