Kosova
Haradinaj: Shkëmbimi i territoreve, është përgatitje për luftë në Ballkan
Kryeministri e vlerëson se është në shërbim të përgatitjes për luftë në Ballkan kushdo që hap debat për shkëmbim territoresh. Ndërsa dialogun thotë se duhet ta udhëheqë Presidenti
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se të gjithë ata që hapin debat për shkëmbim territoresh me Serbinë po përgatiten për luftë të re në Ballkan. Kështu deklaroi në forumin “Fol Hapur” të organizuar nga lëvizja “FOL”.
“Nuk besoj që është pjesë e zgjidhjes shkëmbimi i territoreve. Mendoj që është rrezik i madh vetëm debati për të. Sa herë diskutohet për një lloj zgjidhje për këtë, është rrezik i madh”, ka thënë Haradinaj. Lajmi se 6 turqit tashmë ishin deportuar në Turqi, tha si i kishte rënë si nga qielli. Por, tha se në Kosovë nuk do të ndodhin më raste të tilla, duke iu kundërpërgjigjur kështu presidentit turk Erdogan që tha se do të ketë arrestime të reja të turqve në Kosovë. “
Këta dy që u shkarkuan mund të thonë nuk e kemi ditur, por të tjerët nuk mund ta thonë këtë. E paçin vetën në qafë”, ka thënë kryeministri.
Kur foli për dialogun me Serbinë, tha se pajtohet që fazën finale ta udhëheqë presidenti. “Presidenti nuk ka shumë punë. Ai kur shkon në zyrë në mëngjes, shikon çka të bëjë, e kryeministri ka shumë punë të tjera”, ka thënë Haradinaj. Për ushtrinë tha se më e mundshme është të bëhet me ligj sesa me Kushtetutë, duke ditur qëndrimin kundër të serbëve. Kur u pyet nëse do ta shkarkojë ministrin me aktakuzë, Besim Beqajn, tha se për momentin është vetëm lajm nga mediat dhe nuk ka informacione rreth rastit.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














