Shqipëria
Banka Botërore: Shqiptarët mbeten më të varfrit në rajon
Në tre vitet e fundit popullsia që jeton me më pak se 5 dollarë në ditë është pakësuar me 3.1 për qind ose 88 mijë vetë si pasojë e rritjes ekonomike dhe punësimit. Por sërish mbi 940 mijë shqiptarë ngelen poshtë këtij niveli të ardhurash
Sipas klasifikimit të bërë nga Banka Botërore, Shqipëria rezulton si vendi me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon. BB thotë se një e treta e popullsisë shqiptare jeton me më pak se 5 dollarë në ditë, ndërkohë që në vendet e tjera kjo shifër është dukshëm më e ulët.
“Kjo shpjegohet me dy arsye: Rritjen nën potencial të ekonomisë dhe thellimin e pabarazisë”, thotë Kosta Barjaba, ekspert i çështjeve sociale.
Në tre vitet e fundit popullsia që jeton me më pak se 5 dollarë në ditë është pakësuar me 3.1 për qind ose 88 mijë vetë si pasojë e rritjes ekonomike dhe punësimit. Por sërish mbi 940 mijë shqiptarë ngelen poshtë këtij niveli të ardhurash, raporton Top Canel.
“Edhe kur merren masa të tilla, si vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël, duhet të mbahen parasysh efektet që ato kanë tek ky grup njerëzish”, thotë Kastrot Sulka, ish zv. ministër i Çështjeve Sociale.
Sipas ekspertëve ulja e varfërisë kërkon një rritje më të shpejtë ekonomike. Por ata thonë se edhe qeveria duhet t’i përdorë më mirë paratë e buxhetit, veçanërisht në fshat
“Nëqoftë se ne nuk do të investojmë në fasada dhe shatërvanë, por do të investojmë në fshat atëherë”, vijon Sulka.
“Në vend të ndihmës ekonomike mund të jepen grante për bujqësinë ku fshatarëve tu falen lopë ose bagëti. ndërsa për familjet në qytet, vendet e lira të punës, janë mbi 40 mijë vende t’u jepen atyre në ndihmë ekonomike”, thotë Barjaba.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?













