Tematike
Zvicra nuk ka dëbuar ende asnjë të huaj për abuzim me ndihmat sociale
Nga fillimi i zbatimit të iniciativës për dëbimin e të huajve me dosje krimi, abuzuesit me shtetësi të huaj hyjnë në kategorinë e atyre që duhet të dëbohen. Por, Siç shkruan “Nzz am Sonntag”, ende asnjëri nga këta të huaj deri tash nuk është dëbuar
Gjatë vitit 2017në Zvicër janë denoncuar 206 persona për abuzim me ndihmat sociale. Prej tyre, 125 kanë qenë me shtetësi të huaj dhe 81 shtetas zviceranë. Sipas kantoneve, më së shumti anë denoncuar në Kantonin e Cyrihut, 91, nga Kantoni Aargau 21 dhe nga ai i Gjenevës, 20.
Nga fillimi i zbatimit të iniciativës për dëbimin e të huajve me dosje krimi, abuzuesit me shtetësi të huaj hyjnë në kategorinë e atyre që duhet të dëbohen. Por, Siç shkruan “Nzz am Sonntag”, ende asnjëri nga këta të huaj deri tash nuk është dëbuar nga Zvicra. Kjo për faktin se nevojitet nxjerrja e një ligji të ri që do të definonte këtë veprim si vepër të caktuar penale.
Për shumë nga denoncimet e bëra deri tash, përgjegjëse kanë qenë entet sociale të qyteteve të mëdha të Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Atje janë ngritur sektorë të veçantë që merren me shqyrtimin e abuzimeve të mundshme. Sipas një sondazhi të bërë nga “NZZ am Sonntag”, zyra sociale e qytetit të Bernës ka bërë 32 denoncime të tilla ndërsa ajo e Cyrihut, 22.
Por shifrat “e zeza”, dmth rastet e pazbuluara duhet të jenë shumë më të larta dhe kjo për arsyen se në statistikat kriminalistike përfshihen vetëm kallëzimet e bëra nga policia ndërsa ente të ndryshme sociale këto kallëzime i bëjnë në prokuroritë përkatëse, përcjell albin fo.ch. Veç kësaj, shpeshherë u lihet organeve hetuese që të sqarojnë nëse veprimi në fjalë duhet të karakterizohet si abuzim social ose si mashtrim. Kështu, për rastet e mashtrimit parashikohen dënime shumë më të larta me heqje lirie, por ato pastaj nuk përfshihen në statitikat në fjalë.
Se sa persona të kallëzuar edhe janë dënuar penalisht, ende mbetet e panjohur. Zyra Federale për Statistikë pritet që të publikojë në qershor shifrat përkatëse.
Nga rastet e pakëta të njohura deri tash në këtë fushë, dihet se janë shqiptuar kryesisht dënime me gjobë me kusht. Ndërsa ende nuk ka ndodhur asnjë dëbim i të huajve që janë dënuar për abuzim me ndihmat sociale, edhe pse këtë e kërkonte inciativa e përmendur, e votuar vite më parë në referendum nga populli i Zvicrës. Shkak për këtë është e ashtuqujtura “Klauzolë për rastet e rënda”, e vendosur nga Këshilli Federal dhe nga Parlamenti i Zvicrës, shkreuan gazeta.
Në përgjithësi, përqindja e të denoncuarve në numrin e përgjithshëm të shfryrëzuesve të ndihmave sociale, është shumë e ulët. Pra, nga 270.000 shfrytëzues të ndihmave sociale dhe nga 220 mijë që marrin pensione invaliditeti, në fund të vitit 2016 ishin denoncuar vetëm rreth 200 veta.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër











