Tematike
14 për qind më pak azilkërkues në tremujorin e parë të vitit
Numri më i madh i refugjatëve që kanë ardhur në Zvicër gjatë periudhës janar-mars 2018 është nga Eritrea (284). Pas tyre vijnë shtetasit e Sirisë (107), të Gjerorgjisë (95) dhe të Afganistanit (80)
Gjatë tremujorit të parë të këtij viti në Zvicër kanë kërkuar azil 4051 persona, që është për 14 për qind më pak se në periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar.
Përkundër këtij zvogëlimi të numrit, zhvillimet në zonat e konflikteve nëpër botë dhe në rrugët e ndjekura nga refugjatët mbeten të paparashikueshme, thuhet në një komunikatë të Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM). Gjatë viteve të mëparshme zakonisht gjatë pranverës dhe verës ka pasur shtim të dukshëm të numrit të refugjatëve që ia mësynin Evropës Perëndimore, shkruan alnbinfo.ch.
Numri më i madh i refugjatëve që kanë ardhur në Zvicër gjatë periudhës janar-mars 2018 është nga Eritrea (284). Pas tyre vijnë shtetasit e Sirisë (107), të Gjerorgjisë (95) dhe të Afganistanit (80).
Gjatë muajit mars 2018 janë regjistruar 1281 kërkesa azili, që përbën një ulje prej 22% të numrit në krahasim me marsin e vitit 2017. Po ashtu Zvicra ka përmbushur zotimin kundeht programit të BE-së për shpërndarjen e azilkërkuesve, transmeton albinfo.ch. Nga shtatori i vitit 2015 kur është bërë pjesë e këtij programi, Zvicra ka strehuar 1500 azilkërkues të cilët më parë kishin kërkuar azil në Greqi dhe në Itali, vende këto që i janë nënshtruar një presioni të madh të migracionit.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













