Gruaja
Rita Ora nuk ka trashëguar talentin nga familja
Këngëtarja e popullarizuar britanike-kosovare, Rita Ora nuk ka trashëguar me sa duket talentin nga familja. Për ketë flet fakti që ata të gjithë nuk janë muzikantë, dhe Rita ishte e vetmja e cila më herët e zbuloi pasionin e saj për muzikën. Madje, krejt në fillim ishte keqkuptuar paraqitja e 21-vjeçares nga familja.
Askush nuk besonte në vërtetë se vajza e re mund të ishte një këngëtare e famshme për ta mbështetur në aspiratat e saj për të bërë karrierë në muzikë.
Sidomos nëna e Oras nuk e kuptonte se pse vajza e saj kishte kërkuar me ngulm për të pushtuar skenën botërore.
Pa asnjë sfond muzikor në familje, Rita atëherë e kuptoi se do të paraqesë zërin e saj madhështor në mbarë botën.
Me shumë ambicie ajo kishte bindur prindërit e saj për të marrë pjesë në kor. Atëherë ata më në fund u binden se vajza e tyre ka talent të vërtetë muzikor.
“Nuk jam e sigurt se pse kam kërkuar për të kënduar si një fëmijë”, tha Rita Ora për “Contactmusic”. Familja ime nuk kanë lidhje me muzikën. Por, prindërit e mi në shtëpi janë dhënë gjithmonë pas muzikës. Nëna ime kërcente në kuzhinë me Tina Turner. Ndoshta unë kam gjetur këtë interesim të tyre. “Kur kam thënë se unë dua të jem një këngëtare më kanë përqeshur të gjithë. Nëna ime pastaj erdhi në kor, për të parë se si unë këndoj. “, tha Rita.
Këngëtarja i ka rrënjët shqiptare, dhe kur ajo kishte mbushur një vjet, prindërit e saj emigruan bashkë me të nga Kosova në Angli.
Pas kësaj doli që Rita Ora të jetë një talente e madhe e muzikës, ajo tashmë ka nënshkruar kontratën për incizimin e albumit të saj të parë me kompaninë “ROC Nation”.
Shumë shpejt, Rita Ora ka siguruar një reputacion në mesin e artistëve të njohur botëror duke përfshirë Jay Z.
Prej atëherë Rita Ora duhet t’i tregoj se me cilët artistët të njohur të muzikës është duke bashkëpunuar “Kur u ktheva nga Nju Jorku, i thash mamit tim që unë kam punuar me Jay-Z. Ajo nuk e di se kush është ky, por tani ajo ka marrë vesh se është burri i Beyonce “, tha Rita Ora.
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












