Maqedonia
Ivanov vazhdon ta mbajë peng Ligjin për Gjuhët
Kreu i ligjvënësit, Talat Xhaferi thotë se kompetencat e Kuvendit nuk mund t’i cenojë asnjë institucion tjetër dhe se pret që së shpejti ligji të hyjë në fuqi.
Ndonëse ka kaluar një muaj e gjysmë nga miratimi i tretë i ligjit për përdorimin e gjuhëve, presidenti Ivanov nuk ka ndërmend të firmosë atë. Ai mbron qëndrimin se ligji është antikushtetues, shkruan alsat.m. Nga ana tjetër juristi Naser Zyberi thotë se në këtë rast vet presidenti Ivanov po shkel kushtetutën. Ziberi thotë ekzistojnë disa mënyra për shpalljen e ligjit në Gazetën Zyrtare.
Por këtë mendim duhet ta japë Komisioni Juridiko-ligjvënës në Parlamentin e Maqedonisë sepse vetëm ai është kompetent që në këtë rast të bëjë interpretimin e dispozitave ligjore. Në të kundërtën duhet të pritet që të bien dakord apo të pajtohen që presidenti ta nënshkruaj ose të priten zgjedhjet e ardhshme, që të zgjidhet një person tjetër i cili do ta bëjë nënshrkimin. Situata krejt e palakmueshme do të ishte edhe njëherë që Qeveria të propozojüe që nga fillimi ligjin, që Parlamenti më pas ta miratojë – deklaroi Naser Ziberi, analist.
Kreu i ligjvënësit, Talat Xhaferi thotë se kompetencat e Kuvendit nuk mund t’i cenojë asnjë institucion tjetër dhe se pret që së shpejti ligji të hyjë në fuqi. Xhaferi thotë se publikimi i ligjit në Gazetën Zyrtare nuk do të presë presidentin e ri.
Jo, jo, nuk mundet të mbetet për zgjedhjet e ardhshme. Gjithsesi se ka procedurë të caktuar, për të cilën duhet të kemi komunikim edhe me faktorin ndërkombëtar, i cili duhet të jetë i informuar. Mendoj se për një kohë të shkurtër do të ketë zgjidhje definitive – tha Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.
Pas refuzimit për herë të parë të presidentit për të dekretuar ligjin, ai u kthye në Kuvend ndërsa për të opozta kishte parashtruar mbi 35 mijë amendamente. Më 14 mars në një atmosferë të tensionuar mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së konkretisht ish kryeministrit Gruevski dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferi, Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua për së treti herë me 64 vota “Për”, asnjë “Kundër” dhe asnjë të “Përmbajtur”.
https://www.alsat-m.tv/ligji-per-gjuhet-vazhdon-te-mbetet-peng-i-ivanovit/
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? Një raport i publikuar të martën ka zbuluar shkelje serioze në klinikën e kardiologjisë të Spitalit... -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet -
Gjykata Evropiane dënon Zvicrën për shkelje të së drejtës së protestës -
Reforma evropiane për punëtorët ndërkufitarë të papunë mund t’i kushtojë miliona Zvicrës













