Kosova
Gjendet i vdekur aktori i “O sa mirë”, Art Kurti
Bëhet fjalë për Art Kurtin, kryetar i të rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, i njohur edhe si “gjakovari” në serialin “O sa mirë”
Një person është gjetur pa shenja jetë në një veturë në rrugën Gjakovë-Goden.“Me datë 24.04.2018 në ora 07:50 stacioni policor Gjakovë është njoftuar se në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit gjendet një veturë me një person që dyshohej të jetë i vdekur”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Gjakovës, shkruajnë mediat e Prishtinës
Tribuna Channel mëson se bëhet fjalë për Art Kurtin, kryetar i të rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, i njohur edhe si “gjakovari” në serialin “O sa mirë”. I ndjeri në të kaluarën po ashtu ka qenë edhe ish-kameraman i “Tribuna Media Grup”.
Viktimë e këtij rasti është personi me inicialet A.K. i lindur 1995 nga Gjakova, zyrtar komunal në komunën e Gjakovës. Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri – pistoletë me të cilën dyshohet që është kryer vepra.Trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi dhe presim konstatimet e të gjitha prova”, ka deklaruar Lirie Podrimaj, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, rajoni i Gjakovës.
“Patrullat policore me të gjitha njësitë menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi që ishte në automjet ishte pa shenja jete”.“Policia në bashkëpunim me prokurorinë Themelore në Gjakovë po hetojnë rastin”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














