Shqipëria
Burrë e grua nga Tirana kalojnë natën në vinç
Çifti e kanë ndërmarrë këtë veprim pas një problemi për çështje pronësie
Burrë e grua nga Tirana që hipën prej mbrëmjes së djeshme mbi një vinç 30 metra të lartë te diga e liqenit dhe kërcënonin se do hidheshin, duket se kanë qëndruar për tërë natën aty.
Ata janë Ferdinand dhe Teuta Saraçi, burrë e grua, ndërsa kjo nuk është hera e parë që tentojnë vetëvrasjen, shkruajnë mediat shqiptare.
Çifti e kanë ndërmarrë këtë veprim pas një problemi për çështje pronësie, përcjell albinfo.ch.
Ata janë ish-të përndjekur politik, ndërsa shprehen se këtë akt e kanë ndërmarrë pasi duan t’i nxjerrin nga shtëpia.
Teuta Saraçi gjatë një lidhje telefonike për mediat mbrëmjen e djeshme u shpreh se kunata i ka nxjerrë nga banesa, ndërsa policia sipas tyre ka qëndruar indiferente pas kërkesës së tyre.
“Problemi im është se është e dyta herë që kam hipur në vinç, mua më është plotësuar vetëm njëra kërkesë. Teuta Saraçi, ish e persekutuar, më persekuton kunata ime Alba Saraçi dhe më ka nxjerrë nga shtëpia. Ajo ka bërë një urdhër mbrojtje për burrin tim. Para 4 ditësh kemi debatuar se unë plaçkat e shtëpisë i kam blerë me kredi bankare dhe ajo donte të më hidhte plaçkat jashtë shtëpisë dhe ajo shkoi në polici dhe i dhanë urdhër mbrojtje. Nuk kam besim tek asnjëri sepse asnjë nuk e ndihmoi familjen time. Asnjë nuk ka bërë asgjë, bashkia s’ka bërë asgjë, s’ka ardhur asnjëherë, kemi 1 vit pa drita, sepse ajo Alba kishte një konsum të lartë dhe iku për në Itali dhe i la pa paguar”, ka thënë Teuta Saraçi.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?











