Shqipëria
Patriarku Kirill vlerëson bashkëjetesën e shqiptarëve, takohet me Ilir Metën
Lideri shpirtëror i rreth 250 milion ortodoksëve në botë, Patriarku Kirill (71), ka çmuar lartë bashkëjetesën fetare të shqiptarëve, gjatë takimit me presidentin Ilir Meta, informon albinfo.ch.
Patriarku Kirill po qëndron prej të shtunës në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme të Kryepeshkopit Anastas në veçanti 71 vjeçari shprehu mirënjohjen edhe për të gjithë drejtuesit e besimeve fetare në vend, që e nderuan gjatë kësaj vizite.
Ndërsa presidenti Meta, në vlerësim të kësaj vizite historike, nënvizoi mesazhet e rëndësishme që ajo përcjell, në dobi të paqes, mirëkuptimit, solidaritetit e harmonisë fetare. Ai vlerësoi kontributin e Patriarkut Kirill në funksion të këtij misioni universal, referuar edhe takimit historik të Havanës, së dy viteve më parë, mes tij dhe Atit të Shenjtë, Papa Franceskut dhe mesazheve të përbashkëta që ata përcollën, jo vetëm për besimtarët e krishterë por për mbarë njerëzimin.
Presidenti Meta theksoi se roli i besimeve fetare është i pazëvendësueshëm për paqen, bashkëjetesën dhe harmoninë midis popujve dhe kombeve.
Patriarku Kirill kishte vizituar Shqipërinë edhe përpara 15 viteve, pak pas hapjes së vendit. Ai më vonë pritet të takojë edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?












