Bota
Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë kërkon 12 miliardë euro më tepër
Ministrja federale e Mbrojtjes Ursula von der Leyen ka kërkuar gjatë negociatave buxhetore konfidenciale një shtesë prej dymbëdhjetë miliardë eurosh për katër vitet e ardhshme
Bundeswehri do të marrë më shumë para, por kjo nuk mjafton sipas mendimit të ministres së Mbrojtjes. Në rast se buxheti nuk shtohet Ministria e Mbrojtjes pritet të anulojë disa projekte.
Sipas informacioneve të mediave gjermane ministrja federale e Mbrojtjes Ursula von der Leyen ka kërkuar gjatë negociatave buxhetore konfidenciale një shtesë prej dymbëdhjetë miliardë eurosh për katër vitet e ardhshme, pra shumë më tepër nga sa ishte planifikuar në projektbuxhetin e ministrit të Financave Olaf Scholz, shkruan “DW”.
Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen (CDU) kërkon për vitin 2019 tre miliardë euro shtesë, për vitin 2020, katër miliardë dhe për vitin 2021 pesë miliardë, njofton gazeta “Bild am Sonntag”.
Ministri i Financave, Scholz (SPD) është i gatshëm ta rrisë buxhetin për mbrojtjen – por vetëm me një shumë prej 5.5 miliardë euro, përcjell albinfo.ch.
Nëse fondet nuk rriten dukshëm duhet që të paktën një nga projektet e mëdha ndërkombëtare të armëve, për të cilin është rënë dakord të ndërpritet, u tha nga selia e ministrisë në Berlin.
Sipas gazetës “Bild am Sonntag” ministrja e Mbrojtjes von der Leyen e ka gati tashmë një listë me projektet që pritet të anulohen në rast se nuk miratohet shuma që ajo kërkon.
Në listën në fjalë parashikohet gjithashtu që të shtyhet edhe blerja e gjashtë avionëve të transportit, thuhet nga burimet e Ministrisë së Mbrojtjes. Avionët e tipit Hercules C-130 planifikohet të jenë pjesë e një skuadroni gjermano-francez.
Gjatë kohëve të fundit ndaj ushtrisë gjermane Bundeswehr janë shtuar zërat kritikë në lidhje me pajisjet dhe aftësitë për të marrë pjesë në operacione. Shoqata që përfaqëson punonjësit e Bundeswehr-it kërkon madje një rritje të buxhetit të mbrojtjes prej 15 miliardë eurosh deri në vitin 2021.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës Edhe këtë verë do të mbulohet polica kufitare për bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë me automjete,... -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej













