Maqedonia
Sa kushton telefoni me dhe pa internet në burgjet maqedonase
Edhe State Departamenti në raportin për të drejtat e njeriut, e ka kritikuar Maqedoninë në çështjen e trajtimit të të burgosurve, gjegjësisht sipas tyre, rojtarët e burgjeve i torturojnë personat e dënuar
Telefon me internet, i vjetër disa vite kushton 600-700 euro, celular pa internet, vetëm për t’u lajmëruar kushton rreth 200 euro, televizor 32 inxh kushton 500-600 euro, dyshek për 1.000 denarë, frizi i vogël për 200 euro, këto janë disa nga çmimet nga burgu u Idrizovës për punët e ndaluara deri tek të cilat arrijnë të burgosurit, transmeton Almakos.
Ekipi i pamjaftueshëm i zyrtarëve policor, statusi i tyre financiar i dobët, jo profesionaliteti duke punuar me orar të gatur dhe fenomenet e korrupsionit janë disa prej arsyet për tretmanin jo adekuat e të burgosurve, sipas Raportit në hije të Kapitullit 23 për periudhën maj 2016- janar 2018 e përgatitur nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut të R.M. dhe Institutit për politika evropiane, përcjell albinfo.ch.
Edhe State Departamenti në raportin për të drejtat e njeriut, e ka kritikuar Maqedoninë në çështjen e trajtimit të të burgosurve, gjegjësisht sipas tyre, rojtarët e burgjeve i torturojnë personat e dënuar.
Ekspertët thonë se në burgjet e Maqedonisë nuk sundojnë ligjet e Maqedonisë, por ligjet e burgut, ndërkaq korrupsioni jo vetëm që është i paligjshëm, por edhe i shkel të drejtat e njeriut në burgjet e vendit.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar Sipas një raporti të Këshillit Federal, këto shërbime i kushtuan sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gati 55... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit











