Uncategorized
Basler Zeitung: Sa myslimanë duhet të pranohen në Zvicër?
Pa masa radikale në vitet e ardhshme do rritet ndjeshëm numri i emigrantëve myslimanë nga Afrika dhe Lindja e Mesme, shkruan media zvicerane bazonline.ch.
Në fillim e përditshmja zvicerane shkruan për historinë e suksesshme islame dhe bashkëjetesën mes dy feve më të mëdha për 1400 vjet dhe se Islami kishte impulse vendimtare për rilindjen europiane. Por pas 500 vjet mori kahje tjetër, përcjell albinfo.ch.
Më pas media zvicerane pranon se emigrantët muslimanë në Zvicër janë më të integruar se në vendet tjera europiane, si pasojë e politikave të përshtatshme, por duhet të diskutohet hapur sesa duhet të jetë numri i myslimanëve që emigrojnë drejt vendit.
“Nëse çdo vit pranojmë 10 mijë muslimanë, kjo do të thotë se së shpejti numri i myslimanëve do rritet për 50 mijë banorë, ndërsa në dhjetë vitet e ardhshme në gjysëm milionë. Me politikën aktuale të Vogel-Strauss ne po shkojmë drejt katastrofës,” përcjell albinfo.ch.
Kjo shifër e madhe vjen si pasojë edhe e politikës së bashkimit familjar.
Është më se e nevojshme një diskutim i hapur me muslimanët e këtushëm. Duhet të gjejmë një konsensus sesa myslimanë mund të pranojmë çdo vit dhe sa të integruar janë ata. Cilat përpjekje kërkohen prej tyre dhe sa të gatshëm janë për t’i përshtatur ata.
Kjo çështje na prek të gjithëve dhe bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijëve tanë.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












