Sport
Kukeli në kombëtaren shqiptare
Mesfushoi i Cyrihut debuton të premten një javë në ndeshjen Shqipëri - Qipro. Vetëm katër ditë më vonë vjen sfida e madhe: Zvicër-Shqipëri
Në serinë prej disa shkrimesh me ton vajtues lidhur me “mangësinë e patriotizmit zviceran” të disa futbollistëve shqiptarë të Zvicrës, portali blick.ch ka shtuar edhe një të tillë. Lojtari i FCZ, Burim Kukeli mund të bëhet, sipas këtij portali, personi që “do t`i dalë në rrugë” kombëtares zvicerane në ndeshjen Zvicër – Shqipëri që do të luhet më 11 shtator në Lucern. Kjo pritet të ndodhë për faktin se Kukeli duket të jetë në kontakt me federatën shqiptare të futbollit për tu angazhuar për të. “Po, ne jemi në kontakt. Gëzohem jashtë mase, pasi që kjo është mirënjohje përe rezultatet e mia”, ka thënë Kukeli 28 vjeçar për portalin zviceran.
Mesfushoi shqiptar i Cyrihut do të debutojë të premten një javë në ndeshjen Shqipëri – Qipro. Dhe vetëm katër ditë më vonë vjen sfida e madhe: Zvicër-Shqipëri. Pikërisht në Lucern, ku Kukeli deri pak muaj më parë ka qenë lojtar i rregullt për skuadrën e atij qyteti. Por, aktualisht ai nuk ka të drejtë të luajë për Shqipërinë pasi që tash për tash ka vetëm pasaportë të Kosovës, ndërsa atë të Shqipërisë pritet ta marrë së shpejti.
Kukeli, i cili, siç e thotë blick.ch është “më zviceran se shumë sish që janë të lindur në Zvicër”, ka ardhur në këtë vend në moshën 4 vjeçare. Me debutimin në një ndeshje të tillë do ta kurorëzonte atë që quhet karrierë prej pjatalarësit që është bërë futbollist i suksesshëm. Sepse Kukeli deri në vitin 2006, mkur ishte në ligën e tretë, vazhdonte të punonte si depoist i pijeve Rivella në Rothrist AG.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës Në kontekstin kulturor bashkëkohor, përdorimi i shprehjes së përgjithshme “festat e fundvitit” është bërë një formulë... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge
Jeta në Zvicër
-
“Monedhat më të vjetra” të Zvicrës gjenden pranë një moçali Dy vullnetarë nga Departamenti i Arkeologjisë i Bazelit kanë zbuluar dy monedha ari kelte në një... -
Partitë e qendrës së djathtë janë të ndara mbi iniciativën e neutralitetit -
Ligjet që pritet të ndryshojnë gjatë 2026-ës -
Çfarë është e hapur dhe e mbyllur në Zvicër për Krishtlindje dhe Vitin e Ri? -
Rrugët që duhen shmangur në Zvicër gjatë Krishtlindjeve









