Shqipëria
Gazetarja italiane e impresionuar me bukuritë e Shqipërisë
Glorias i duhet të udhëtojë jo vetëm për punë, por kjo e fundit mbetet një nga pasionet e saj. Asaj i është dashur të prekë shumë vende të paeksploruara më parë, ndërsa udhëtimin e fundit në Shqipëri e konsideron ndër më të veçantët
Shqipëria me bukuritë e saj, është një nga befasitë që gazetarja italiane Gloria Aura Bortolini, ka zbuluar në prag të nisjes së sezonit turistik 2018, pasi sipas saj, ofron gjithçka nga deti tek malet, historia dhe natyra.
Gazetare e emisionit “Kilimangiaro” në Raitre, Itali, Gloria, rrëfen në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, (ATSH), udhëtimin e parë në disa qytete të Shqipërisë.
“Kjo është hera e ime e parë në Shqipëri, por sigurisht nuk do të jetë e fundit, sepse më pëlqyen shumë vendet që vizitova dhe jam kureshtare të njoh edhe pjesën tjetër të vendit”, shprehet Gloria, përcjell albingo.ch.
Në një klasifikim të prezantuar në programin e saj televiziv Kilimangiaro, lidhur me top-listën e destinacioneve turistike, Shqipëria renditet e para me më shumë se 88% të prenotimeve.
Ajo sugjeron se Shqipëria duhet vizituar. Glorias i duhet të udhëtojë jo vetëm për punë, por kjo e fundit mbetet një nga pasionet e saj. Asaj i është dashur të prekë shumë vende të paeksploruara më parë, ndërsa udhëtimin e fundit në Shqipëri e konsideron ndër më të veçantët.
“Ky ka qenë një nga udhëtimet që më ka bërë më shumë përshtypje për peizazhet, gastronominë dhe mikpritjen e shqiptarëve. Vizitova Tiranën, gjeta një qytet të pastër, të rregullt, të projektuar drejt së ardhmes, më pëlqen ekuilibri arkitekturor midis historisë dhe modernitetit, gjithashtu vlerësoj zgjerimin e rrugëve për këmbësorët dhe praninë e shumë kafeneve”, tregon ajo.
Mes qyteteve që gazetarja ka vizituar qëndron edhe Vlora. “Më pëlqeu shumë bregu i detit, me shtegun e biçikletave, fushat sportive, restorantet dhe kafenetë. Vizitova edhe Muzeun e Pavarësisë dhe bashkinë e qytetit të Vlorës, që pret ekspozita të artistëve lokalë”, thotë ajo.
Por, gjatë vizitës në Vlorë nuk mund të mungonte një vizitë në gadishullin e Karaburunit, ku edhe pse uji nuk është ende i ngrohtë, nuk e pengoi Glorian të lahej në ujin e kristaltë të detit Jon.
“Në gadishullin e Karaburunit, që ishte i mrekullueshëm dhe me një det të bukur, bëmë një shëtitije me varkë edhe u lava, sepse deti ishte shumë i bukur edhe pse pak i ftohtë”, shprehet Gloria.
Ajo tregon se ka vizituar edhe ishullin e Sazanit, të cilin e cilësoi shumë magjepsës ose siç e përkufizoi ndryshe ajo ”një zhytje në të kaluarën”. Pas Vlorës, Berati ishte qyteti i radhës për të.
Ndërsa qyteti historik i Krujës i la mbresa gazetares lidhur me peizazhin pranë maleve dhe monumenteve të kulturës.
Gloria tregon se “tani po publikoj këshilla dhe fotografi nga udhëtimi im në Shqipëri në ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’ dhe ndjekësit e mi janë shumë kureshtarë dhe duan të ikin këtë verë të vizitojnë Shqipërinë”.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?











