Shkurt.ch
Hoteli më i lartë në botë, 601 metra
Në një ranglistë prej 10 hoteleve më të larta në botë, katër janë vetëm në Dubai dhe një, më i larti, në Arabinë Saudite
Turizmi dhe hoteleria nuk pushojnë në synimin e tyre për të tërhequr turistët me atraksionet e tyre. Dhe, lartësia e hoteleve ashtu si dhe arkitektura impozante është gjithmonë një karrem për të tërhequr turistët. Më ambiciozë në këtë drejtim tregohen hotelierët nga lindja dhe sidomos nga vendet arabe. Kështu, në një ranglistë prej 10 hoteleve më të larta në botë, që e ka përpiluar ndërmarrja ab in der urlaub, katër janë vetëm në Dubai dhe një, më i larti, në Arabinë Saudite.
Hoteli “Royal Clock Tower” në Mekë të Arabisë Saudite, me 601 metra lartësi tejkalon për 117 metra hotelin e dytë në këtë listë, atë “The Ritze Carlton” të Hong Kongut, që është 481 metra i lartë. Menjëherë pas tyre vjen hoteli “Rose Tower” në Dubai, me 333 metra, ndërsa vendin e katërt, të pestë dhe të gjashtë i zënë po ashtu hotelet e Dubait, gjegjësisht: “Burj al Arab” (321 metra), “Jumeirah Emirates Hotel Tower (309) dhe “The Adress Downtovn Dubai”.
Kur jemi te turizmi, ai, sipas statistikave të Organizatës botërore të turizmit, që vepron në kuadrin e OKB-së, sikur nuk e ka ndjerë fare krizën e viteve të fundit. Kështu gjatë vitit të kaluar fitimet nga turizmi kanë përjetuar një bum të madh, gjegjësisht për qëllime turistike në gjithë botën janë dhënë jo më pak se 1030 miliardë dollarë.
Rritja bie në sy kur të shohim se në vitin 2006 ishin gjithsej 623 miliardë dollarë, ose për më shumë se një të tretën më pak se në vitin 2011. Më së shumti qarkullim nga turizmi gjeneron Evropa, e ndjekur nga regjioni Azi-Pacifik dhe Amerika.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës














