Shqipëria
Shqipëria duhet të bëjë një zgjedhje midis BE-së dhe Turqisë
Huffington Post" shkruan: "Shqiptarët duhet të kuptojnë se investimet e Erdoganit në ekonominë e tyre janë vetëm një fasadë për të fshehur qëllimin e tij të përgjithshëm: ta bëjë Ballkanin gjithnjë e më shumë të varur nga Turqia..."
Në një shkrim të thuktë të së përditshmes kanadeze “L`Huffington Post” thuhet se Erdogani është duke droguar Shqipërinë, duke e furnizuar me disa doza të vogla të ndihmave ekonomike, deri në momentin që ajo t`i dorëzohet manipulimeve dhe mashtrimeve të tij. Erdogani është në përpjekje për të rivendosur pushtetin në trojet e ish Perandorisë Osmane, duke i vlerësuar shtetet e Ballkanit si pre e lehtë.
Në një intervistë të Televizionit shqiptar “Top Chanel”, kohë më parë kishte deklaruar se Turqia në Shqipëri kishte investuar tre miliardë euro.
Nga ana tjetër, vendet e Ballkanit janë duke bërë përpjekje maksimale për tu antarësuar në BE, ndërkohë që Turqia është duke demonstruar fuqinë e saj ekonomike për të tërhequr Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit në orbitën e saj gjeostrategjike.
Investimet turke në Shqipëri janë selektive dhe llogariten strategjikisht për të prodhuar ndikimin maksimal ekonomik dhe politik në tregjet financiare, si dhe në projektet kryesore kombëtare. Kryeministri Edi Rama, i cili mbështet plotësisht këto projekte, dihet se ka marrëdhënie të ngushta me Erdoganin (ai është i vetmi lider europian që mori pjesë në martesën e vajzës së presidentit turk). Aktualisht, ai është duke negocuar në ndërtimin e një aeroporti turistik në Vlorë, 140 km në jug të kryeqytetit Tiranë.
Më tej, “Huffington Post” shkruan: Shqiptarët duhet të kuptojnë se investimet e Erdoganit në ekonominë e tyre janë vetëm një fasadë për të fshehur qëllimin e tij të përgjithshëm: ta bëjë Ballkanin gjithnjë e më shumë të varur nga Turqia, duke e bërë Ankaranë qendrën e pushtetit për të rikthyer periudhën e Perandorisë Osmane në kohën e lavdishme të saj, njofton Albinfo.ch.
Gjatë një fjalimi në Universitetin Kolumbia në prill të këtij viti, ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati iu është shmangur të gjitha fakteve në lidhje me aktivitetin turk në Shqipëri, duke pohuar se “Turqia nuk e kishte ndërtuar xhaminë më të madhe në Shqipëri dhe se kjo xhami është ndërtuar për nevojat e myslimanëve”. Ky shtrembërim ishte vetëm një përpjekje për të dëshmuar se dhjetëra xhami të reja janë hapur në Shqipëri dhe janë financuar nga Erdogani.
Autori Alon Ben-Meir është drejtor ekzekutiv në Qendrën për çështje globale në Universitetin e Nju Jorkut
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa Shërbimi hekurudhor në linjën Bern–Thun është aktualisht i ndërprerë. Shkak është një aksident personal midis stacioneve... -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër












