Shqipëria
Zvicra mbështet tjetër projekt në Shqipëri me 3.2 milionë franga
SALSTAT është pjesë e projektit më të gjerë ‘Bashki të Forta”, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe ekspertiza do të sigurohet nga Zyra Federale e Statistikave Zvicër
Gjatë katër viteve të ardhshme statistikat vendore do të pësojnë ndryshime përmes projektit të ri SALSTAT.
Projekti i financuar nga Zvicra kap vlerën e 3.2 milionë franga zvicerane dhe vjen si një bashkëpunimi i INSTAT dhe Zyrës Federale të Statistikave Zvicër.
Ishte drejtoresha e INSTAT, Delina Ibrahimaj, ajo e cila njoftoi lansimin e projektit, që u prezantua nga drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Federale të Statistikave Zvicër, Georges-Simon Ulrich, përcjell albinfo.ch.
I pranishëm në lansimin e programit ishte edhe ambasadori zviceran në Shqipëri, Christoph Graf Good, i cili u shpreh se pret që ky projekt të krijojë një sistem të dhënash modern dhe të aksesueshëm për përdoruesit në nivel vendor.
“Vendimet e mira bazohen në evidencë, dhe evidenca bazohet në të dhëna, fakte dhe shifra. Të dhënat e besueshme janë gurët e qoshes për vendim-marrjen e bazuar në evidencë. Këtu në Shqipëri, është veçanërisht në nivel vendor ku të dhënat konkrete dhe të besueshme mbeten të rralla”, është shprehur ai.
Ndërkohë, drejtoresha e INSTAT, Ibrahimaj tha se qëllimi i vetëm i projektit është sigurimi i shërbimeve më të mira publike për komunitetin.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj ishte gjithashtu i pranishëm në prezantimin e projektit, i cili u shpreh se “INSTAT” është tashmë një institucion i pavarur.
Përmes tij do të ndërtohen statistika të bazuara mbi regjistra në nivel bashkie dhe gjithashtu do të mbështesë përmirësimin e censusit kombëtar, të cilat deri më tani në Shqipëri janë kryer mbi bazën e anketimeve që përveçse janë të kushtueshme, marrin edhe shumë kohë.
SALSTAT është pjesë e projektit më të gjerë ‘Bashki të Forta”, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe ekspertiza do të sigurohet nga Zyra Federale e Statistikave Zvicër.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?











