Futboll
Shaqiri flet për herë të parë: Jam tepër i pikëlluar, por mora mësim të madh
Në lidhje me prishjen e klauzolës prej 14.5 milion eurosh dhe interesimit të Tottenhemit tani dhe Romës gjatë pushimeve dimërore, Shaqiri nuk ka dashur të komentojë por shtoi se kapitulli me Interin është i mbyllur.
Sulmuesi i kombëtares helvete Xherdan Shaqiri ka kryer një intervistë të gjatë për “Blick” ku ka sqaruar përherë të parë dhimbjen që ndjen pas rënies nga Premiere League të Stoke City.
“Më vjen keq për tifozët, për klubin. Jam tepër i pikëlluar për personat që punojnë atje dhe që janë të lidhur me klubin,” tha Shaqiri duke shtuar se qëndrimi në Stoke është mësimi më i madh që ka marrë në jetë dhe uron që së ma parë të futet në Premiere League.
“Përgjegjësi për rënien nga kategoria kemi të gjithë – lojtarët, stafi dhe manaxhmenti,” tha ai më tej përcjell albinfo.ch.
Në lidhje me prishjen e klauzolës prej 14.5 milion eurosh dhe interesimit të Tottenhemit tani dhe Romës gjatë pushimeve dimërore, Shaqiri nuk ka dashur të komentojë por shtoi se kapitulli me Interin është i mbyllur.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve Nën ish-drejtorin e klinikës Francesco Maisano, në Spitalin Universitar të Cyrihut ndodhën mbi 70 vdekje të... -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih -
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira -
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura











