Kuriozitete
Nora Asani do t`ua mësojë fshehtësitë e Yoga-s
"Personalisht, tash e disa vite jam duke bërë Yoga dhe kam provuar disa stile të Yoga, me mësues të ndryshëm me përvojë. Por, me Norën ju keni një mësuese shumë të ndjeshme e të ndershme për Yoga, me shumë njohuri dhe përvojë"
“Që nga muaji shkurt i këtij viti jam antarësuar tek Nora`s YTT (Yoga Elements) dhe po që se edhe ti je në kërkim të një YTT (Yoga Teacher Training), mos hezito asnjë sekondë dhe paraqitu tek “My Yoga Path 200 YTT” në vjeshtë të vitit 2018!!!!”.
Nora është e njohur në komunitetin shqiptar të Zvicrës por edhe në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare si pjesëmarrëse e suksesshme në disa gara për mis dhe si modele, shkruan albinfo.ch
Grupi i vogël i pjesëmarrësve, i cili mundëson një bisedë intensive me mësuesen dhe shokët e klasës, është vetëm një nga përparësitë e shumta. Studio Yoga në Feldmeilen është një perlë dhe afër Liqenit të Cyrihur që ofron vende të mrekullueshme për drekë të përbashkët, pushime të shkurtëra apo meditime.
Personalisht, tash e disa vite jam duke bërë Yoga dhe kam provuar disa stile të Yoga, me mësues të ndryshëm me përvojë. Por, me Norën ju keni një mësuese shumë të ndjeshme e të ndershme për Yoga, me shumë njohuri dhe përvojë.
Ajo që më bën më tepër përshtypje është përzierja e saj e mirëkuptimit për të gjithë dhe pamëshirshmëria e saj sa i përket profesionit. Kjo e bën Norën kaq të përsosur për mua.
Pra, mos hezitoni dhe regjistrohuni, përndryshe vendet do të kompletohen dhe ju duhet të mbeteni të kënaqur me një trajnim 0815.
Në këtë mënyrë ka shkruar në profilin e saj në Facebook, një antare e Nora`s YTT (Yoga Elements), duke shkruar fjalë miradie për mësueses shqiptare të Yoga, Nora Asani (Kersten).
Për “20 Minuten” Nora ka zbuluar mënyrën e saj se si duhet filluar dita në mëngjes në një mënyrë të qetë e të rehatshme, informon Albinfo.ch.
Nora pohon se në mëngjes nyjet tona janë më të forta se sa në mbrëmje. Me këtë rrjedhë të butë në mëngjes, krijoni më shumë hapësirë dhe fleksibilitet për mendjen dhe trupin, për të filluar ditën mirë. Sekuenca e lëvizjeve mund të merret edhe gjatë ditës si një ndërprerje e vogël për të plotësuar baterinë tuaj. Provoni!
E juaja Nora!
https://www.instagram.com/p/BiUnXaShMNc/?hl=de&taken-by=yoga_nora
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













