Sport
33 topa udhëtojnë drejt Rusisë
33 topat korrespondojnë me shtetet që marrin pjesë në garë dhe kjo vepër arti u inspirua nga Katari e që do të jetë nikoqir i po të njëjtës garë në vitin 2022
33 replika monumentale të topave të futbollit, të krijuara nga artistë meksikanë dhe të huaj por me motive, lojtarë e simbole të shteteve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës në Rusi do të zbukurojnë avenynë kryesore të Meksiko Cityt për një muaj. Kampionati botëror në futboll mbahet nga 14 qershori deri më 15 korrik në Rusi. E në fund të këtij muaji, këta topa do të dërgohen në Rusi dhe do të shfaqen në Sheshin e Kuq nga 14 qershori.
33 topat korrespondojnë me shtetet që marrin pjesë në garë dhe kjo vepër arti u inspirua nga Katari e që do të jetë nikoqir i po të njëjtës garë në vitin 2022.
Artistë nga Meksika dhe jashtë vendit, përfshirë njërin nga Egjipti kanë përdorur ngjyra të ndezura por edhe art popullor, simbole e flamuj, për të paraqitur sa më mirë shtete pjesëmarrëse.
Ekspozita natyrisht se ka për qëllim të promovojë artin meksikan mes mijëra shikuesve që do të udhëtojnë në Rusi për të përkrahur ekipet e tyre. Para se të dërgohen në Rusi topat u ekspozuan në avenynë Reforma. Madje kjo ekspozitë u përshëndet edhe nga mariaçit. Udhëtimi i topave për në Rusi do të fillojë me 26 maj.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












