Shkurt.ch
200 franga gjobë për konsumuesit e kanabisit
Nëse zbatohet në praktikë, kjo do të jetë një ngritje e gjobës në krahasim me gjendjen e tashme
Personat që do të kapen duke konsumuar produket të kanabisit, në të ardhmen duhet të dënohen me gjobë prej 200 frangash. Natyrisht, ky dënim do të vlente vetëm për ata që me vete nuk kanë më shumë se dhjetë gramë hashish ose marihuana.
Nëse zbatohet në praktikë, kjo do të jetë një ngritje e gjobës në krahasim me gjendjen e tashme.
Ky është vendimi për të cilin është pajtuar shumica në Dhomën Nacionale të Parlamentit të Zvicrës. Ndryshe nga kjo, dhoma tjetër, ajo e kantoneve, synon që dënimi për veprën e njëjtë të jetë vetëm 100 franga. Për këtë arsye, çështja sërish kalohet në dhomën e kantoneve.
Megjithatë, të dyja dhomat janë pajtuar në shumicën e pikave në lidhje me trajtimin e kësaj teme. Kështu, personat e moshës madhore, mbi 18 vjeçarë, nuk do të përballen me padi në rast se zihen duke konsumuar kanabis.
E-Diaspora
-
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger “Shqiptarët nuk janë kërcënim. Ata janë pjesë e Zvicrës moderne”, shkruan ai në reagimin për iniciativën... -
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë -
Gjermani
Kosova synon investime gjermane, “Future Industry Minds” forcon lidhjet ekonomike -
Amerikë
Robert Lulgjuraj, shqiptari që synon një vend në Kongresin Amerikan -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger “Shqiptarët nuk janë kërcënim. Ata janë pjesë e Zvicrës moderne”, shkruan ai në reagimin për iniciativën... -
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë -
Shumë biznese në Basel-City paguajnë punëtorët nën pagën minimale -
Autoritetet zvicerane: Nuk ka rrezik për epidemi nga hantavirusi -
Pse viti 2026 është një vit i favorshëm për pensionistët në Zvicër














