Shkurt.ch
Fëmijët, më shumë shanse për të jetuar
Fëmijët në mbarë botën gjithnjë e më shumë po arrijnë të mbijetojnë ditëlindjen e tyre të pestë, raporton UNICEF
Megjithatë për shkak të kushteve të këqija, shumë foshnje vdesin në muajin e parë. Çdo vdekje e tretë është për shkak të mungesës së ushqimit.
Numri i fëmijëve që vdesin para moshës 5-vjeçare ka qenë në rënie të vazhdueshme gjatë dy dekadave të fundit, vlerëson Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara UNICEF në raportin për vitin 2012.
Të dhënat e publikuara të enjten nga UNICEF-i tregojnë se shifra globale ka rënë nga 12 milionë, sa ka qenë në vitin 1990, në 6.9 milionë më 2011.
Si shkaqe të reduktimit të vdekjeve, raporti përmend ndihmat që kanë inkurajuar ushqimin me gji dhe imunizimin kundër sëmundjeve të zakonshme.
Megjithatë, pavarësisht miliona jetëve të shpëtuara, gati 19 mijë fëmijë nën 5 vjeç vdesin çdo ditë nga sëmundjet që mund të parandalohen.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar Zvicra dorëzon në Kosovë të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











