Shkurt.ch
Politikani i SVP-UDC-së i gëzohet vdekjes së hajnit moldavian
Është hera e katërt që brenda pak muajve aktivistë dhe funksionarë të SVP-UDC-së bëjnë gafe me prapavijë kunder të huajve
Seppi Spiess, kryetar i degës për komunën e Schwyz-it të partisë SVP-UDC, ka shprehur hapur gëzimin e tij me vrasjen e një hajni moldavian veturash, të kryer nga një polic, gjatë ndjekjes.
Vrasja ka ndodhur ditë më parë në regjionin e Cyrihut. “Jam gëzuar vërtet shumë. Kështu është dashur të ndodhë, të ekzekutohet. Kështu pastaj kjo ngordhësirë nuk kushton asgjë. Por, ja, të huajt po qeshen me ne”. Kështu ka shkruar në rrjetin e facebook-ut funksionari partiak i SVP-së.
Shkrimi është zhdukur ndërkohë nga facebooku, por ai ishte regjistruar më parë.
Reagimet rreth këtij incidenti kanë qenë të ashpra. Kryetari i JUSO-s David Roth ka thënë me ketë rast: “Është e neveritshme. Këtu dikush po i gëzohet vdekjes së të tjerëve vetëm pse ata nuk janë zviceranë”.
Po kështu, i tronditur ka reaguar rreth këtij shkrimi edhe politologu Michael Hermann. “Kjo që ka ndodhur tash është madje për një shkallë më keq se twitteri me “natën e kristaleve” (kundër myslimanëve) të një aktivisti tjetër të SVP-së. Dikush duhej të nxirrte konsekuencat politike dhe profesionale nga rasti “i kristaleve”, ka thënë ai.
Është hera e katërt që brenda pak muajve aktivistë dhe funksionarë nivelesh të ndryshme të SVP-UDC-së bëjnë gafe të ngjashme, me prapavijë urrejtjeje ndaj të huajve. Secilën herë kreu i kësaj partie ka reaguar duke i cilësuar ato si “raste të izoluara e individuale”.
Ndërkaq vetë Spiess i pranon pasojat. “Edhe dorëheqja mund të jetë temë shqyrtimi. Por kjo nuk ka të bëjë me SVP-në”, ka thënë ai, duke theksuar se ka qenë një mendim i tij personal. Ai ka shtuar se është “pro të huajve por kundër kriminelëve”.
SVP-UDC e kantonit Schwyz e merr në mbrojtje bashkëpartiakun duke thënë se ai ka nam të mirë në rrethin ku jeton.
“Por ai e ka zbrazur në mënyrë të papërshtatshme mllefin e tij, ishte një gjuajtje e ngutshme”, është shprehur kryetari i partisë në nivel kantoni.
E-Diaspora
-
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit Kosova shkon sërish në zgjedhje, derisa në listat e partive politike ka nga diaspora, që për... -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger -
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë
Jeta në Zvicër
-
Parashikohet rritje e sigurimeve shëndetësore në Zvicër edhe në vitin 2027 Studimi i platformës Comparis paralajmëron një rritje mesatare prej 3.7 për qind të primeve, megjithëse më... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger -
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë -
Shumë biznese në Basel-City paguajnë punëtorët nën pagën minimale













