Maqedonia
Kotzias: Kemi rënë dakord me Dimitrov-in për emrin
“Sot ose ndoshta nesër, do të vazhdojë negocimi në nivel ekspertësh për çështjet teknike dhe ligjore, me të cilat duhet të përballemi
Athina dhe Shkupi duket se kanë arritur marrëveshje sa i përket çështjes së emrit. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, përmes një deklarate për media ka theksuar pas takimit me homologun e tij Dimitrov në Bruksel se dy krerët e diplomacisë kanë mbaruar misionin e tyre me atë çka kishin marrë përsipër nga dy kryeministrat.
“Sot ose ndoshta nesër, do të vazhdojë negocimi në nivel ekspertësh për çështjet teknike dhe ligjore, me të cilat duhet të përballemi.
Pasi të kenë përfunduar dhe pasi të zgjidhen çështjet teknike dhe ligjore, dokumentet e hartuara në nivelin e ministrave të jashtëm do t’u jepen dy kryeministrave, të cilët do të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe do të formulojnë marrëveshjen përfundimtare”, ka deklaruar Nikos Kotzias. Sipas mediave, emri që janë pajtuar të dy palët është Maqedonia e Veriut.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? Një raport i publikuar të martën ka zbuluar shkelje serioze në klinikën e kardiologjisë të Spitalit... -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet -
Gjykata Evropiane dënon Zvicrën për shkelje të së drejtës së protestës -
Reforma evropiane për punëtorët ndërkufitarë të papunë mund t’i kushtojë miliona Zvicrës













