Shkurt.ch
Gjermania atraktive për azilkërkuesit romë
Rreth 930 azilkërkues nga Serbia dhe më shumë se 1 mijë nga Maqedonia kanë kërkuar në gusht strehim në Gjermani
Nëse krahasohen shifrat me muajin paraprak bëhet fjalë për një rritje me gati katërfishin, thuhet në Entin Federal për Emigracion dhe Refugjatë në Gjermani (BAMF). Pothuajse të gjithë janë romë.
„Ata i tërheq një sistem më i mirë shëndetësor dhe perspektiva për shërbime sociale“, ka thënë për DW, kryetari i BAMF-së, Manfred Schmidt.
Shkaku për rritjen e shpejtë të kërkesave për azil është përmirësimi i kushteve për azilkërkuesit në Gjermani.
Në korrik Gjykata Kushtetuese ka vendosur që vlerat e referimit për mbështetjen e azilkërkuesve në Gjermani të rriten ndjeshëm dhe të barazohen me ndihmën sociale.
“Që prej këtij vendimi janë rritur jashtëzakonisht shifrat e ardhjeve, shumë më tepër sesa në vitet e mëparshme”, shpjegon kryetari i BAMF-së.
Megjithatë, kërkesat nuk janë me shanse të mira.
“Ata jetojnë në kushte të pasigurta, s’ka përse të shtiremi”, pranon Schmidt.
Mirëpo, ata nuk janë të ndjekur politikisht, kështu që situata e tyre nuk bie në kategorinë e Konventës së Gjenevës për Refugjatët ose në atë të ligjit gjerman për të drejtën e qëndrimit, shton ai.
Për këtë arsye edhe shanset e njohjes për kërkesa të tilla azili është vetëm 0.1 për qind.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit e Gjenevës mund të kenë akses më të lehtë në pronësinë e pronës Shoqata e qiramarrësve të kantonit (ASLOCA) ka mbledhur nënshkrime të mjaftueshme për të nisur një referendum... -
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje -
Më pak udhëtime zvicerane drejt SHBA-së -
Zvicër: Rritje e vazhdueshme e numrit të personave që shmangin pagesën e biletës -
Kantoni zviceran do të votojë për uljen e pagesave të ndihmës sociale pas 2 vitesh











