Shqipëria
Rita Ora ndez Tiranën
Por ajo ka befasuar teksa ka kërcyer për pak momente edhe në ritmet e muzikës tradicionale shqiptare
Sheshi “Skënderbej” në Tiranë është tejmbushur mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në skenë ka dalë edhe shqiptarja me famë botërore Rita Ora, e cila rikthehet për një koncert në Tiranë pas 6 vitesh.
“Do të këndoj diçka speciale për ju sonte, një këngë që do të jetë pjesë e albumit tim më të ri. “Soul Survivor”, mesazhi i së cilës është të jesh një mbijetues dhe të jesh krenar për atë që ti je”, u shpreh Rita Ora, shkruajnë mediat shqiptare.
Ylli ndërkombëtar me origjinë nga Kosova kohët e fundit ka qenë shumë aktive me debutime dhe koncerte ngado. Ajo ka qenë subjekti i mediave më prestigjioze sidomos pas publikimit edhe të hitit të saj më të fundit “Girls”, këngë të cilën e këndoi edhe mbrëmjen e kësaj të diele para mijërave fansave të saj të mbledhur në Sheshin Skënderbej për ta ndjekur live, tek “Ora e super muzikës”, përcjell albinfo.ch.
Por ajo ka befasuar teksa ka kërcyer për pak momente edhe në ritmet e muzikës tradicionale shqiptare. E ndërsa koncerti po i afrohej fundit, ajo ka shprehur dëshirën për të kënduar sërish përpara publikut shqiptar.
Këngëtarja, aktorja dhe modelja Rita Ora gjithmonë e ka shprehur lidhjen e saj të ngushtë me Shqipërinë dhe Kosovën. Jo vetëm për të festuar pavarësinë e tyre ne shesh, por edhe duke performuar ne Vatikan për vigjilje të shenjtërimit të Nënë Terezës.
Ajo është ambasadore nderi e Kosovës dhe e pyetur në çdo dalje publike nuk e ka fshehur kënaqësinë dhe krenarinë e të qenit shqiptare.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore











