Futboll
Zvicra po i gëzohet edhe një Shaqiri tjetër, por më “të vogël”
Mesfushori shqiptar i FC Solothurnit, Shpëtim Arifi dëshiron ta inkuadrojë ekipin në Ligën promovuese. Jo vetëm për "Shaqirin e vogël", por për gjithë ekipin, kjo do të jetë ndeshja e vitit
“Për ne është ndeshja e vitit”, pohon mesfushori shqiptar i FC-Solothurnit, Shpëtim Arifi, për ndeshjen e sotme të raundit final kundër ekipit të Münsingenit, e vlefshme për inkuadrim në Ligën promovuese. “Kemi punuar një vit për këtë ditë, që t`i bëjmë krenarë tifozët, ekipin dhe neve personalisht”, pohon 21-vjeçari.
Shpëtimi dhe bashkëlojtarët e tij, si vendas e duan fitoren, në mënyrë që të ruajnë kursin e inkuadrimit në një rang më të lartë. “Është me rëndësi që të mos pranojmë ndonjë gol, pasi ne në çdo ndeshje jemi më të mirë për një gol. Po të qëndrojmë të qetë, nuk është me rëndësi se në çfarë situate do të gjendemi”, thekson më tej Shpëtimi për “Grenchner Tagblatt”, transmeton Albinfo.ch.
Por, kush është shqiptari i ri me performancë të sigurt në ekipin e FC Solothurnit? Shpëtimi ka lindur më 7 nëntor 1996 në Solothurn, është rritur në Derendingen ku edhe e vijoi shkollimin fillor. Hapat e parë në futboll i bëri në ekipin SC Derendingen.
Në sezonin 2012/13 ai u pranua tek ekipi U16 i Young Boysit dhe në kryeqytetin helvet e kreu një shkollë në degën e sigurimeve. Në këtë periudhë Shpëtimi merr një ofertë nga përzgjedhja zvicerane U16, por mbeti vetëm një ndeshje miqësore ndaj Austrisë. “Pasi si kosovar më mungonte pasaporta zvicerane, nuk munda të angazhohem në kualifikimet e Kampionatit Europian”, nënvizon Shpëtimi, duke potencuar se tani do të parashtrojë kërkesë për një pasaportë të tillë, transmeton tutje albinfo.ch.
Përmes YB U17, Luzern U18, Thun U21 dhe GC U21, Shpëtim Arifi luajti edhe për ekipin Breitenrain. Gjatë këtij sezoni, trajneri i FC Solothurnit e kishte bindur që të angazhohet tek ekipi i tij dhe ai nuk mendoi gjatë.
“Menaxheri im dëshiron më të mirën për mua dhe është në kërkim të një ekipi optimal. Natyrisht se qëllimi im është Liga e parë Zvicerane (Super League)”, shton Shpëtimi.
Për shkak të një operacioni, ai u angazhuar shumë vonë në kampionat, por shumë shpejt e gjen veten dhe bëhet lojtari kryesor në ekip. Për shkak të gjatësisë së tij prej 1,73 m dhe fuqia e driblimit, Shpëtimi është pagëzuar edhe si “Shaqiri i vogël”.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












