Shkurt.ch
Rekord i njëqindvjeçarit, 100 kilometra me biçikletë
Robert Marchand ka kaluar 300 raunde në çiklizëm në stadiumin në Lyon për katër orë, 17 minuta dhe 27 sekonda
Një njëqindvjeçar ka shënuar rekord në çiklizëm duke kaluar 100 kilometra me bicikletë.
Robert Marchand ka kaluar 300 raunde në çiklizëm në stadiumin në Lyon për katër orë, 17 minuta dhe 27 sekonda.
Shpejtësia e tij mesatare ishte pak më shumë se 23 kilometra në orë. “Ka shkuar më mirë se sa kam menduar,” tha Marchand pas garës.
Kilometrat e fundit ishin pak të vështira për sportistin në moshë
Kategoria për moshat mbi100-vjeç ishte krijuar enkas për Marchand.
Para garës, plaku 1.52 metra i gjatë me 51-kilogram ka thënë të jetë shumë i relaksuar.
“Unë ndihem mirë dhe nuk jam i shqetësuar,” tha Marchand.
Ai ka ngrënë mirë dhe ka fjetur mirë. Marchand kishte filluar me ciklizëm qysh në moshën 14 vjeçare.
Ai tha se nuk kishte ndonjë sekret për shëndetin e tij.
“Unë ndjehem si një njëqindvjeçar. Ndjehem mirë. Jam një person normal. Asnjëherë nuk e kam tepruar në jetën time. “Unë kurrë nuk kam pirë duhan e as alkohol, përveç nëpër festa, por në raport me gratë kurrë nuk nuk kam hezituar”, ka thënë njëqindvjeçari i cili është bërë objekt interesimi i shkencëtarëve për shkak të aftësisë së tij sportive në këtë moshë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit e Gjenevës mund të kenë akses më të lehtë në pronësinë e pronës Shoqata e qiramarrësve të kantonit (ASLOCA) ka mbledhur nënshkrime të mjaftueshme për të nisur një referendum... -
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje -
Më pak udhëtime zvicerane drejt SHBA-së -
Zvicër: Rritje e vazhdueshme e numrit të personave që shmangin pagesën e biletës -
Kantoni zviceran do të votojë për uljen e pagesave të ndihmës sociale pas 2 vitesh












