Shkurt.ch
Ngrihet padia ndaj ish deputetit Zuppiger
Prokuroria kërkon 13 muaj burg me kusht për deputetin e dorëhequr të SVP-UDC-së
Bruno Zuppiger së shpejti do të përgjigjet para gjyqit për përvetësim parash. Prokuroria e Përgjithshme e Cyrihut kërkon 13 muaj burg me kusht për deputetin e dorëhequr të SVP-UDC-së në Parlamentin Federal të Zvicrës.
Politikani Zuppiger ngarkohet se e ka shtyrë pagesën e trashëgimisë prej 265 mijë frangash që i takonte një ish bashkëpunëtoreje në firmën e tij Zuppiger&. Ai, sipas padisë, kishte bartur në konton e tij 100 mijë franga nga kjo shumë.
Veç Zuppiger-it, i paditur në këtë lëndë është edhe një ish punëtor i firmës së tij.
Zuppiger kishte dhënë dorëheqjen nga posti i deputetit, në muajin shtator.
Në vitin 2011 ai ka qenë kandidat edhe për postin e ministrit (këshilltarit federal), por, pas zbulimit nga revista “Weltwoche” të aferës së parave, ai qe detyruar të tërhiqte kandidaturën.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit e Gjenevës mund të kenë akses më të lehtë në pronësinë e pronës Shoqata e qiramarrësve të kantonit (ASLOCA) ka mbledhur nënshkrime të mjaftueshme për të nisur një referendum... -
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje -
Më pak udhëtime zvicerane drejt SHBA-së -
Zvicër: Rritje e vazhdueshme e numrit të personave që shmangin pagesën e biletës -
Kantoni zviceran do të votojë për uljen e pagesave të ndihmës sociale pas 2 vitesh














