Portrete të firmave
“Autostaad”, garazh me modelet më të reja të Mercedes-Benz
Veturat e Kremtimit dhe Arianit pëlqehen shumë nga te rinjtë. Ata ofrojnë modelet më të kërkuara të markave gjermane elitare në një fshat të vogël të Zviccrës lindore, në Staad SG
Dy gjilanasit ofrojnë vetura luksoze në tregun zviceran, në garazhin “Autostaad”, i cili është e mbushur me modelet më të reja, ku Mercedes-Benz dominon.
“Autostaad” është një biznes familjar, që ka filluar të punojë 20 vjet më parë babai i dy të rinjëve, Ahmet Abdyli. Kremtimi ka marrë drejtimin e garazhit nga i ati në vitin 2011 dhe e ka kthyer atë në një garazh të njohur jo vetem ne Zvicren lindore por edhe me gjërë.
“Modelet e Mercedesit që i ofrojmë ne, nuk janë më të vjetra se dy vjet”, thotë Kremtimi, i cili me profesion është kontabilist. Vitin e kaluar ata kanë shitur mbi 200 vetura te markave te ndryshme, por shumica ishin Mercedes-Benz.
“Autostaad” garazhi shet të gjitha modelet nga AMG dhe si dhe me AMG-Line, verzione sportive që i japin një pamje të mahnitshme optike këtyre modeleve.
Ndryshimet që ka bërë ky prodhues i automjeteve veçmas tek modeli CLA, me ndryshime radikale, siç është tërheqja me rrota të përparme dhe version AMG, tërheq ngasësit e rinj dhe kështu kërkesat janë shumë të mëdha për këto modele.
“Autostaad” ka një marrëveshje bashkëpunimi prej vitit 2013 për të gjitha modelet e markës Mercedes. “Veturat i shesim me garancion të drejtpërdrejtë të ofruar nga vetë Daimler”, plotëson bankieri Ariani.
Ndryshimet e shumta në dizajn viteve të fundit janë një nga shumë arsyet pse Mercedes-Benz edhe në vitin 2017 mbetët lider në shitjen veturave premium, para BMW dhe Audi.
“Pastaj servisimin dhe mirëmbajtjen e kanë shumë konkurrues ndaj makinave tjera elitare“, thotë Ariani, i cili është kryesisht i angazhuar në blerjen e veturave.
“Diferenca në shpenzim të karburanit mes një motori me benzinë dhe dizel nuk është më e lartë si më parë. Motorët me benzinë shiten më shumë sepse kanë ndërkohë poashtu shpenzime më të ulëta në servisim. Statistikat e tyre tregojnë njëherit se blerja e veturave me leasing (qiradhënie) shkon vetëm deri në 42%, të tjerët i blejnë veturat me para te gatshme”, tregon Ariani.
Falë bashkëpunimit direkt, “Autostaad” ka qasje në rreth 400 modele të Mercedesit për kërkuesit me porosi, të cilet brenda një kohe te shkurtër janë të gatshme për klientët.
Të gjitha veturat mund ti gjeni ne webfaqen www.autostaad.ch
Profili i kompanisë
- Aktiviteti: Blerja dhe shitja e makinave
- Tel: +41 71 855 40 00
- E-mail: [email protected]
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve