Gjuha
Mblidhet LAPSH-i, debaton për shkollën shqipe në Zvicër
Kanë mbërritur tekstet shkollore nga Kosova për shkollën shqipe në Zvicër, por nuk mjaftojnë për të gjithë nxënësit, bëhet e ditur në takimin e LAPSH-it
Përgatitjet për vitin e ri shkollor 2012/13 dhe gjendja e shkollës shqipe nëpër kantonet ku organizohet mësimi plotësues janë biseduar në takimin e fundit me përfaqësuesit kantonalë të LAPSH-it “Naim Frashëri“ në Zvicër. Takimi ishte mbajtur më 30 shtator në zyrat e LAPSH-it të kantonit Argau të Zvicrës.
Kryetari i LAPSH –it për Zvicër, Hamzë Morina, ka informuar të pranishmit për arritjen e teksteve shkollore nga Kosova për nivelin e dytë të nxënësve të mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Por, në bazë të dhënave nga kantonet ishte bërë shpërndarja e teksteve, por që kërkesat ishin për 1168 nxënës, ndërsa tekstet e dërguara nga Ministria e Diasporës nga Kosova ishin vetëm për 1000 nxënës.
Përfaqësuesit kantonalë të LAPSH-it kishin vërejtje lidhur me vonesën e teksteve dhe vërejtje të tjera, e ndër to lidhur me kërkesa nga zyrtarë të ndryshëm nga Ministritë përkatëse të Kosovës për dërgimin e të dhënave gjithandej Zvicrës (ku u përmenden raste konkrete) në vend se të drejtohen në adresën e duhur, në LAPSH “Naim Frashëri“ të Zvicrës, te kryetari, e cila është përgjegjëse për bashkëpunim dhe dërgimin e të dhënave të kërkuara.
Vemendje të veçantë iu kushtua përgatitjeve për manifestimin me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Anëtarët e Këshillit organizativ i njoftuan përfaqësuesit kantonalë të LAPSH-it rreth përpjekjeve për organizimin e manifestimit qendror më 2 dhjetor 2012.
Në këtë mbledhje ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e Këshillit organizativ: Riza Demaj, Nexhmije Mehmetaj, Agim Paçarizi, Nexhat Maloku dhe Vaxhid Sejdiu.
Këshilli organizativ ka kërkuar nga përfaqësuesit kantonalë që deri më 15 tetor duhet të dorëzohen të gjitha pikat, me të cilat dëshirojnë Këshillat kantonale të përfaqësojnë shkollën shqipe në programin e manifestimit qendror më 2 dhjetor 2012.
Të gjithë përfaqësuesit kantonalë të pranishëm premtuan ndihmë dhe përkrahje, po ashtu secili përfaqësues kantonal ka kontribuar me të dhëna për të pranishmit për përgatitjet e nxënësve dhe datat e organizimeve për paraqitjen e programit të përgatitur nga LAPSH-i kushtuar 100-vjetorit të shtetit shqiptar.
LAPSH-i “Naim Frashëri“ në Zvicër brenda këtij viti do të organizojë edhe një takim kushtuar Prof. Dr.Shefki Osmanit, në shenjë nderimi dhe përkujtimi, i cili me punën e tij në vazhdimësi i dha arsimit në përgjithësi dhe kishte mbështetur aq shumë arsimin dhe mësuarjen e gjuhës shqipe kudo në mërgatë. Andaj sipas kërkesës së mësueses Nexhmije Mehmetaj do të organizohet një mbrëmje përkujtimore me një orë letrare kushtuar Prof.Dr.Shefki Osmanit.
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve Bonuset kanë për qëllim të mbajnë personelin kyç për riorganizimin e sistemit tatimor më shumë se... -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss











