Sport
Flamuri i Kosovës u ngrit në Fshatin Mesdhetar në Tarragona
Bartës i flamurit të Kosovës do të jetë, karateisti, Herolind Nishevci
Flamuri i Kosovës për herë të parë është ngritur në Fshatin Mesdhetar të Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018.
Në ceremoninë e himnit të Kosovës dhe ngritjes së flamurit mori pjesë shefi i misionit të ekipit të Kosovës, Jeton Rudari, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Flamuri i Kosovës u ngrit përkrah 25 flamujve të tjerë të shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, përcjell albinfo.ch.
Shigjetarët filluan përgatitjen e parë, nesër fillojnë garat
Ekipi i shigjetarëve të Kosovës, të cilët të mërkurën mbrëma arritën në Tarragona, sot kanë zhvilluar përgatitjen e parë me trajnerin Fehmi Bylykbashi. I pranishëm ishte edhe kryetari i Federatës së Shigjetarisë së Kosovës, Agron Mala.
Të tre shigjetarët, Atdhe Luzhnica, Hazir Asllani dhe Ardita Zejnullahu, do të garojnë në disiplinën Recurve.
Herolind Nishevci, bartës i flamurit të Kosovës
Ceremonia hapëse e Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018 do të mbahet nesër (e premte), në stadiumin e Gimnastic Tarragona, duke filluar nga ora 21:00.
Bartës i flamurit të Kosovës do të jetë, karateisti, Herolind Nishevci, vendim ky të cilin e mori mbrëmë Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, pasi ekipi i xhudos do të udhëtojë më vonë drejt Tarragonas.
Lojërat Mesdhetare mbyllen më 1 korrik.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












