Uncategorized
Politikani Blerim Bunjaku: “Tek ne rrahin dy zemra dhe pikë”
"Më në fund duhet të pranohet ajo që jemi dhe faktin se tek na rrahin zemra, për dy kombe dhe pikë", ka përfunduar politikani shqiptar, Blerim Bunjaku
Pas ndeshjes historike në mes të Zvicrës dhe Serbisë, në të cilën dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shkëlqyen duke shënuar golat vendimtarë për fitoren e madhe, reagimet nuk kanë pasur të ndalur. Sidomos, komentatori zviceran i Televizionit shtetëror zviceran SRF, Sascha Ruefer pas britmave euforike gjatë shënimit të golit të barazimit nga Granit Xhaka, përnjëherë e zbuti euforinë e tij duke u ankuar përse Graniti nuk e bëri shenjën e kryqit zviceran, por shqiponjën dykrenare, duke e quajtur këtë gjest si të marrë, që më pastaj të vazhdojë festën e tij me të njëjtin intensitet.
Lidhur me reagimin e tij, menjëherë ka reaguar edhe politikani i pavarur shqiptar nga Zvicra, Blerim Bunjaku, i cili në profilin e tij në Facebook ka shkruar: “Edhe pse Evropa, Zvicrën e merr si shembull për bashkjetesë të nacioneve të ndryshme, ajo dihet të merr shmebull Gjermaninë … Pse? Sepse ky gjest nuk diskutohet fare, por përkundrazi, shumë zviceranë as nuk e kuptojnë, por as edhe nuk dëshirojnë të kuptojnë, që edhe shqiponja me dy krena, apo kryqi i Serbisë apo edhe il tricolore (Italianët), edhe shumë popujve të tjerë janë pjesë të kulturës së sotme të Zvicrës. Ata që nuk e kuptojnë, apo nuk dëshirojnë të kuptojnë jetojnë në një universum paralel.
Zviceranet aleatë nuk e kuptojnë gjestin, sepse tek ne zemra rrah për dy kombe!
“Postimi im në rrjetin social ka qenë për shkak të komenteve të ndryshme negative kundër gjestevë të golashënusve shqiptarozviceranë. Sikur shembull njëri nga komentet e moderatorit në SRF ishte, se `përse nuk e festojnë kryqin e Zvicrës, por shqiponjen me dy krena?`, `kjo është absurde dhe marrëzi` ishte shprehur komentatori”, ka pohuar enkas për Albinfo.ch, Blerim Bunjaku.
“Ne kemi prejardhjen tonë shqiptare dhe as nuk duhet ta mohojmë, por as edhe nuk mundemi ta mohojmë, duhet me qenë të vetëdishëm dhe të jemi krenarë nga i kemi rrënjët. Më në fund duhet të pranohet ajo që jemi dhe faktin se tek na rrahin zemra, për dy kombe dhe pikë”, ka përfunduar politikani shqiptar, Blerim Bunjaku.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë












