Shqipëria
Investimet në Shqipëri: Zvicra në vendin e dytë
Edhe në tremujorin e dytë Zvicra vazhdon të mbajë vendin e dytë me një stok investimesh prej mbi 1 miliard eurosh
Greqia vazhdon të kryesojë stokun e investimeve të huaja në Shqipëri, edhe pse prej vitesh po kalon një periudhë të vështirë ekonomike.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë për stokun e investimeve të Huaja Direkte, në vend të parë është Greqia, me kompanitë e së cilës kanë investuar në Shqipëri, kryesisht në telekomunikacione dhe banka.
Stoku i investimeve greke në Shqipëri në tremujorin ë parë të 2018 ishte 1.29 miliardë euro, ose 18 e totalit të investimeve në Shqipëri nga të huajt pas viteve ’90, shkruan ‘Monitor’.
Dy operatorët më të mëdhenj të telefonisë celulare, Vodafone dhe Telekom Albania janë me kapital grek.
Në tremujorin parë 2018, stoku i investimeve greke në Shqipëri shënoi rritje prej 1.6 % në krahasim me fundin e vitit, përcjell albinfo.ch.
Edhe në tremujorin e dytë Zvicra vazhdon të mbajë vendin e dytë me një stok investimesh prej mbi 1 miliard eurosh.
Në krahasim me fundit e vitit stoku i investimeve nga Zvicra u rrit me 122 milionë euro ose 13.7 për qind në krahasim me fundin e vitit. Më shumë sesa interes i kompanive zvicerane, kjo rritje është meritë e gazsjellësit TAP, që është i regjistruar si seli qendrore në këtë shtet, por që në fakt përbëhet nga një konglomerat kompanish nga shumë vende të Evropës.
Në vend të tretë është Holanda, me 896 milionë euro, përmes kompanisë, që po ndërton hidrocentralet mbi lumin e Devollit. Ndonëse tashmë, HEC i Devollit po ndërtohet nga norvegjezët e Statkraft, Banka e Shqipërisë e pohon se investitori direkt i Statkraft është holandez.
Si investitor i katërt ka kaluar Kanadaja (prej shumë vitesh i dyti), me 883 milionë euro. Efektin e ka dhënë Bankers Petroleum, e cila ndonëse tashmë është shitur te kinezët e Geo Gade, konsiderohet me kapital kanadez.
Italia, ndonëse është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë dhe ka numrin më të madh të bizneseve të huaja renditet e pesta për nga stoku i investimeve, me 656 milionë euro.
Pas Italisë renditen Turqia, Austria, Franca. Franca ka shënuar rritje të lartë, por që lidhet me kompaninë Spiecapag, që është nënkontraktor i TAP.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore














