Maqedonia
Arrihet marrëveshje për njohjen e patentë shoferit mes Maqedonisë dhe Gjermanisë
Megjithatë nevojitet që të ketë vendqëndrim në Gjermani, së paku 180 ditë.
“Alsat” mëson se është arritur marrëveshje mes Republikës së Maqedonisë dhe Gjermanisë për njohjen dhe ndërrimin e patentë shoferëve.
Përmes kësaj marrëveshje pala maqedonase ka për qëllim për të thjeshtësuar procedurën në vijim, përcjell albinfo.ch.
Personi i cili posedon patentë shoferi të lëshuar nga organet federale të Gjermanisë, në çdo kohë pas arritjes në territorin e Maqedonisë do të mund ta ndërroj patentë shoferin pa pasur nevojë ta përsërisë pjesën teorike apo praktike të provimit për shoferë.
Procedurë thuajse e njëjtë është edhe me palën gjermane, kështu që personi i cili posedon patentë shoferë të lëshuar nga organet kompetente të Maqedonisë nëse ka pasur ose do të ketë vendqëndrim në Gjermani mundet në çdo kohë pas arritjes në Gjermani ta ndërroj patentë shoferin e tij të lëshuar nga autoritetet maqedonase me atë të Gjermanisë. Megjithatë nevojitet që të ketë vendqëndrim në Gjermani, së paku 180 ditë.
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale












