CH-Ballkani
Maqedonasi parkoi kamionin, befasisht dalin tre emigrantë dhe arratisen
Tre personat nga Bangladeshi kishin qëndruar në kamion prej disa ditësh dhe sipas disa të dhënave kërkonin të shkonin në Francë.
Një shofer nga Maqedonia kur parkoi automjetin e tij në Weststeiermark u habit kur tre persona dolën nga aty dhe filluan të vrapojnë, shkruan kurier.at. Ngjarja ka ndodhur të enjten, kurse policia ka arritur ti gjejë më vonë ata në një qendër tregtare, përcjell albinfo.ch. Ata ishin 21, 23 dhe 28 vjeç dhe vinin nga Bangladeshi, ndërsa deri në Austri kishin ardhur duke kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia në Serbi dhe më pas nga Sllovenia në Austri. Tre personat nga Bangladeshi kishin qëndruar në kamion prej disa ditësh dhe sipas disa të dhënave kërkonin të shkonin në Francë.
Duke mos pasur dokumenta, tre personat nga Bangladeshi janë dërguar te autoritetet e drejtësisë pranë Gracit.
40 vjeçari nga Maqedonia me kamionin e tij kërkonte të shkarkonte mallin për firmën e tij në Lannach.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
UBS shkurtoi qindra vende pune në fazën e reduktimit UBS ka shkurtuar disa qindra vende pune në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, si pjesë... -
Vala e të nxehtit rrit ozonin në nivele të rrezikshme në Zvicrën qendrore -
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur















