Futboll
Gazetarët e SRF ndjekin gjurmët e talenteve me origjinë nga Ballkani
Emisioni titullohet «Mission ImBüssible – Am Ball im Balkan» që është lojë fjalësh, pasi Stefan Büsser shkurt thërritet Büssi. Emisioni do të ndahet në tri pjesë
Gazetarët e televizionit zviceran “SRF” Stefan Büsser dhe Manuel Rothmund kanë kryer një udhëtim përreth Ballkanit: nga Cyrihu drejt Kroacisë, Bosnjës, Shqipërisë, Maqedonisë deri në Gjilan të Kosovës, vendlindjen e Xherdan Shaqirit. Dyshja kërkon të zbulojë rrënjët e lojtarëve më të mirë zviceranë, përcjell albinfo.ch.
Emisioni i tyre titullohet «Mission ImBüssible – Am Ball im Balkan» që është lojë fjalësh, pasi Stefan Büsser shkurt thërritet Büssi. Emisioni do ndahet në tre pjesë, me itinerar:
Pjesa e parë -E premte, 29. qershor 2018: Në gjurmët e Mario Gavranovic (Kroaci) dhe Haris Seferovic (Bosnjë)
Pjesa e dytë – E premte, 6. korrik 2018: Në gjurmët e Josip Drmic (Kroaci), Vladimir Petkovic (Bosnjë), Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili (Maqedoni)
Pjesa e tretë – E premte, 13. korrik 2018: Në gjurmët e Valon Behramit, Granit Xhakësdhe Xherdan Shaqirit (Kosovë)
Secili emision do të emetohet nga ora 21.00 në SRF1.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih















