Shkurt.ch
15 makina e shkelin nje shtetas serb
Në orët e hershme të mëngjesit të të enjtes ka ndodhur në autostradën në mes të Au dhe St. Margrethen një aksident i pazakonshëm komunikacioni, me ç`rast ka humbur jetën një shtetas 56 vjeçar i Serbisë. Pas ndeshjes së dy makinave, të dy shoferët i parkojnë ato në shiritin shtesë të autostradës. Por me këtë rast, për shkaqe ende të panjohura, njëri nga shoferët, shtetasi serb del në autostradë.
“Nëse ai është hedhur në ajër nga goditja e veturës ose ka dalë vetë, ne nuk e dimë”, thonë në policinë kantonale të St. Gallenit. Por ajo që ka ndodhur më vonë me 56 vjeçarin ka qenë e tmerrshme. Edhe policët, të cilët janë mësuar me skena të rënda, e kanë pasur të vështirë përballjen me kufomën e dëmtuar rëndë të serbit. Pas kalimit të tij të pasqaruar në autostradë, së paku 15 automjete që kanë kaluar në ato çaste, kanë shkelur mbi trupin e tij të shtrirë. Dhe, asnjëri prej tyre nuk është ndalur të shohë të shkelurin.
Vetëm pas publikimit të lajmit në medie, dhe thirrjes së policisë për dëshmitarët e rastit, janë paraqitur disa prej tyre. “Deri më tash te ne janë paraqitur 15 persona të cilët kanë përshtypjen se kanë shtypur diçka me veturat e tyre, por ata nuk e dinë nëse ka qenë fjala për ndonjë kafshë apo për ndonjë objekt që ishte hedhur rastësisht në rrugë”, thonë në policinë e St. Gallenit.
Prokuroria është ajo që do të vendosë lidhur me masat penale që mund të ndërmerren ndaj shoferëve në fjalë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë I vetmi shqiptar me punim shkencor në Kongresin e 97-të të Shoqatës Gjermane të Otorinolaringologjisë në... -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
Solistet nga Kosova shkëlqejnë në festivalin ndërkombëtar “Rising Stars”
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg












