Bota
Protesta në SHBA kundër administratave të Trump për migrantët
Mijëra protestues në Uashington dhe në qytete të tjera në mbarë Shtetet e Bashkuara u mblodhën dje për të protestuar kundër politikës së administratës Trump për ndarjen e familjeve në kufirin amerikan.
Me parrullën “Familjet nuk duhet të ndahen”, protestuesit në qytetet amerikane kërkuan që administrata Trump t’i japë fund politikës së saj për “zero tolerancë” në kufi, sipas së cilës autoritetet amerikane mund të ngrejnë akuza penale për emigrantët që kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
“Ne jemi dhe kemi qenë gjithnjë vendi i emigrantëve. Të mendosh që tani papritur emigracioni del si një gjë e keqe…; më trondit fakti që e paraqesin si argument”, thotë Bruce Johnson, protestues i ardhur nga shteti Ohio.
Politika, e cila filloi të zbatohet në muajin prill, veçoi nga prindërit mbi 2500 fëmijë. Pasi shkaktoi zemërim tek publiku amerikan, Presidenti Trump u tërhoq prej politikës për ndarjen e familjeve më datë 20 qershor. Një gjykatë federale urdhëroi zyrtarët të mos mbajnë më në paraburgim prindërit e veçuar nga fëmijët e tyre, si dhe vendosi afate për ribashkimin e familjeve të ndara.
Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions pati deklaruar se “një krizë ka shpërthyer në kufirin tonë jugperëndimor, për të cilën është e domosdoshme të shtohen përpjekjet për të ndjekur penalisht ata që kalojnë ilegalisht kufirin tonë”. Sarah Huckabee Sanders, Sekretarja e Shtypit e Presidentit Trump, tha muajin e kaluar se administrata ka premtuar gjithnjë zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e kufijve.
Disa protestues u bënë thirrje politikanëve dhe zyrtarëve të përmendin publikisht se paraardhësit e tyre kanë emigruar në SHBA, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
“Mendoj se duhet të rihedhin vështrimin tek e kaluara e tyre, tek emigrantët që erdhën këtu, mbi shpatullat e të cilëve ata qëndrojnë tashmë. Ndoshta u ndryshon pikëpamja nga një reflektim i tillë”, thotë Linda Marks Katz, protestuese e ardhur nga Nju Jorku.
Në Nju Jork, protestuesit marshuan përgjatë urës së Bruklinit. Njerëzit u mblodhën edhe në Los Anxheles, Hjuston, Çikago, dhe qytete të tjera në mbarë vendin.
“Shpresoj që të tërheqim vëmendjen e tyre, dhe nëse nuk ua ndryshojmë mendjen, të paktën ta kenë parasysh që njerëzit kanë bindje të fortë për këtë temë dhe ndoshta duhet të rishikojnë pikëpamjet e tyre”, thotë Peyton Elizabeth Sanders, protestuese e ardhur nga shteti Konektikat.
Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, 2047 fëmijë vazhdojnë të jenë të veçuar nga prindërit e tyre. Autoritetet njoftuan se mbi 500 fëmijë janë ribashkuar tashmë me prindërit e tyre.
Zyrtarët e administratës Trump kanë thënë vazhdimisht se dinë saktësisht ku ndodhen të gjithë fëmijët e veçuar, por kjo është vënë në dyshim prej avokatëve dhe aktivistëve.
E-Diaspora
-
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë Kryesia Qendrore e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) ka bërë të ditur se një dokument... -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën













