Lajme
Ja përse gjermanët preferojnë të emigrojnë në Zvicër
Në fillim të vitit 2021, rreth 309,000 shtetas të Gjermanisë tashmë jetonin në Zvicër. 0.7% më shumë se në vitin 2020
Gjermanët preferojnë të emigrojnë në Zvicër. Këtë e tregojnë shifrat e Entit Federal të Statistikave, si të Zvicrës, ashtu edhe atij të Gjermanisë .
Në fillim të vitit 2021, rreth 309,000 shtetas të Gjermanisë tashmë jetonin në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Krahasuar me vitin 2020, kjo tregon për një rritje prej 0,7 për qind.
Por, numri i gjermanëve në Zvicër është në rritje të vazhdueshme prej vitesh.
Për nga numri i gjermanëve të emigruar, si vend i preferuar destinacioni, Austria zë vendin e dytë, shkruan srf.ch. Rreth 209,000 gjermanë kanë jetuar atje në vitin 2021. Por, rritja në Austri ka qenë dukshëm më e madhe se sa në Zvicër.
Krahasuar me vitin 2020, në Austri kishte katër për qind më shumë gjermanë.
Konsiderohet se fakti që dy vendet e para i zënë shtetet gjermanofonme (Zvicra dhe Austria) mund të shpjegohet me gjuhën e përbashkët dhe afërsinë fizike mes tre kombeve dhe shteteve.
Spanja del e treta, me 140,000 shtetas gjermanë të shpërngulur atje.
Zvicra është gjithashtu më e avancuar edhe për sa i përket natyralizimit të të huajve, transmeton albinfo.ch. Kështu, Zvicra ishte gjithashtu vendi evropian shtetësinë e së cilës gjermanët e kanë marrë më së shpeshti. Autoritetet zvicerane kanë regjistruar 6,900 natyralizime të gjermanëve në vitin 2020. Kjo do të thotë se 4.3 për qind më shumë gjermanë kanë marrë nënshtetësinë zvicerane sesa në vitin 2019.
Suedia ishte shumë prapa në vendin e dytë me 1400 natyralizime të shtetasve gjermanë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës Duke filluar nga 1 maji, filmi i Fisnik Maxvile (Maxhuni) mund të shihet në kinematë e...
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
-
Hannover
Hannover: Biznesmenët e Diasporës do të takohen me Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike