Shqipëria
“Bëni detyrat e shtëpisë”
Knut Fleckenstein ishte shumë i qartë për Shqipërinë për hapjen e negociatave në Bashkimin Evropian
Knut Fleckenstein ishte i qartë kur i bëri një lexim konkluzioneve të Këshillit të Evropës për çeljen e negociatave për Shqipërinë.
“Unë mund t’ju them vetëm urime”, tha fillimisht Fleckenstein. Më tej, reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Evropian kishte disa këshilla për politikën në vend, ndërsa foli edhe për pritshmëritë përgjatë këtyre 12 muajve.
“Çfarë pritet është që reformat të vazhdojnë dhe të mos ndërpriten. Jam i lumtur për faktin që ka kushte, por edhe që nuk ka kushte të reja. Ajo çka Këshilli nënvizon është se ata shohin progres në prioritetet kyçe. 25 nga 28 shtete anëtare thanë thjesht OK. Të jem serioz tani, do doja që negociatat të hapeshin pak më herët, ndoshta një vit më parë. Ato 3 vende që thanë JO nuk thanë JO për shkak të Shqipërisë, por thanë jo për shkak të situatës brenda BE-së. Janë të bindur se fillimisht duhet të zgjidhim problemet tona”, është shprehur ai, raporton “TCH”.
Në të njëjtën linjë me të ishte edhe Romana Vlahutin, e cila politikës shqiptare i kujtoi se ka një vit të vështirë përpara. “Nuk duhet të humbasim më asnjë sekondë, pasi vendi juaj ka humbur shumë në të shkuarën. “Screening” nis këtë verë. Është punë shumë e rëndësishme. Shqipëria ka vendosur të bëjë diçka mjaft të mençur, t’i bëjë gjërat paraprakisht. Me reformën gjyqësore keni bërë paraprakisht një punë të madhe, që kërkon shumë kohë. Madje, pa reformën në gjyqësor ne as nuk do të ishim sot këtu, duke e bërë këtë diskutim. Ky proces kërkon që të ketë bashkim, jo retorikë. Integrimi evropian nuk është për agjenda të fshehura”, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati theksoi: “Në muajin korrik ne do të fillojmë punën analitike për kapitujt dhe besoj se një vit kohë do të jetë e mjaftueshme si për ne edhe për Maqedoninë për të përfunduar punën përgatitore. Shpresoj që gjatë këtij viti edhe vetë BE-ja do të ecë me procesin e reformave”.
Nga kjo tryezë, Taulant Balla pati edhe një përgjigje për opozitën. “Pse nuk ka datë fikse, 15 apo 28 qershor 2019, tryeza mes qeverisë shqiptare dhe KiE? Këtë e zgjedhin evropianët. Përtej pritshmërive tona, Shqipëria ka marrë një PO, një datë dhe ka nisur punën përgatitore. Mund të ishte edhe po pa datë, që mund të kërkonte 2 vite”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier Hetimet vazhdojnë në Vjenë, autopsia e trupave të tre kosovarëve... -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Aksident tragjik në Zvicër: rrëzohet teleferiku në Titlis, humb jetën një grua Një aksident fatal ka ndodhur të mërkurën paradite në zonën e skijimit në Engelberg të Zvicrës,... -
Debat i ashpër për pagën minimale në Zvicër, votim i rëndësishëm në Vaud -
Crans-Montana: Viktimat e zjarrit nuk mundën të shpëtonin për shkak të daljes së bllokuar -
Çfarë ndryshon në Zvicër nga prilli 2026 -
Linjë e re ndërkombëtare e natës do të ndalet në disa stacione zvicerane













