Jeta në Zvicër
Zviceranët gjithnjë e më shumë po gëzojnë pushime vjetore
Punonjësit që janë në sektorin “Arsim dhe trajnim” pushojnë më së shumti, 6.3 javë në vit
Punonjësit zviceranë gjithnjë e më shumë po kanë pushime vjetore, dhe brenda një periudhe prej 20 vjetësh, pushimi mesatar është rritur më shumë se gjysmë jave, shkruan “Swissinfo.ch”.
Aktualisht, numri minimal i ditëve në Zvicër për pushime është katër javë (20 ditë), ose pesë javë për ata nën moshën 20-vjeç.
Megjithatë, kontratat individuale ose kolektive, shpesh mund të sigurojnë një numër më të madh të ditëve për pushime, përcjell albinfo.ch.
Sipas shifrave zyrtare nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), pushimi mesatar vjetor në Zvicër është 5.1 javë, gjysmë javë më shumë se kur filloi regjistrimi, 20 vjet më parë.
Sipas sektorëve, punonjësit në kategorinë “Arsim dhe trajnim” – veçanërisht mësimdhënësit – gëzojnë pushime më të mëdha, rreth 6.3 javë në vit. Transportet, financat, administratat publike, shëndeti dhe punonjësit e shërbimeve sociale janë gjithashtu mbi mesataren.
Më së paku pushime kanë punëtorët në sektorët e bujqësisë dhe pylltarisë, vetëm 4.6 javë çdo vit.
Zvicra nuk qëndron keq në krahasim me vendet tjera. Në SHBA nuk ka ligj për pushime minimale vjetore, derisa në Mbretërinë e Bashkuar është 28 ditë dhe 25 në Francë.
Ndërkohë, vetëm një e pesta e pushuesve zviceranë qëndrojnë në vend, derisa një e katërta shkojnë në Itali, si destinacion kryesor, kurse Spanja dhe Franca, gjithashtu mbeten zgjedhje popullore.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












