Lajme
Investimet e mërgimtarëve, ana tjetër e medaljes
Rreth 400 mijë shqiptarë të Maqedonisë jetojnë në diasporë, ndërsa një numër i vogël i tyre investojnë në vendlindje
Marrë nga përqindja e popullsisë, Maqedonia përben numrin madh të mërgimtarëve shqiptarë që kanë emigruara nëpër vendet e ndryshme të botës. Derisa mërgata kosovare dhe ajo në Shqipëri konsiderohet relativisht e re, nga vitet 60-ta e këndej, në Maqedoni mërgimtarët shqiptarë, rrugën e kurbetit e kanë nisur një shekull më parë.
Përveç boshatisjes, dhimbjeve dhe vuajtjeve, diaspora ka ndikuar edhe për të mirë në këtë shtet, për faktin se shumë mërgimtarë pasurinë që e kanë fituar atje, e kanë investuar në vendlindje, duke u bërë afaristët më të suksesshëm të kësaj plejade.
Sipas gazetës “Koha” të Shkupit, rreth 400 mijë shqiptarë jetojnë në mërgim, ndërsa numri më i madh prej tyre janë në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi, Kanada e në vendet tjera. Supozohet se rajoni i Dibrës, Prespës, Strugës, Kërçovës, Tetovës, Likovës e Gostivarit, janë ndër më të prekurat nga mërgimi.
Edhe pse shumë vite më parë kishin emigruar në vendet e botës, shumë mërgimtarë po japin kontributin e vet në drejtim të komunave me banorë kryesisht shqiptarë, respektivisht duke investuar në biznese të vogla a të mëdha. Sipas Agjencisë së Migracionit, në rajonin e Gostivarit dhe Tetovës janë investuar një varg investimesh nga diaspora shqiptare.
“Koha” përmend disa nga afaristët më të suksesshëm shqiptarë që jetojnë në Maqedoni: Azem Abdurrahimi, Nagip Fejzi, Shefki Idrizi, Dashmir Saliu, Xhelal Jakupi, Fatmir Emini, Idriz Kadriue Ramadan Veseli, Nazmi dhe Nexhat Limani etj.
Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Migracionit, Osman Shukriu thotë se një nga kompetencat kryesore të institucionit të tij është të jenë më afër diasporës, për të bindur ata që të kthehen në vendlindje, të investojnë. “Janë disa investime në pjesën e Tetovës, Gostivarit, Prespës, Strugës dhe shpresoj se edhe në të ardhmen, do të ketë akoma të tilla”, tha ai.
Ndryshe, sipas Shukriut, para disa viteve është festuar 100 vjetori i prespanit të parë të shkuar në Amerikë. “Shqiptarët që para 100 viteve kanë shkuar në kurbet, duke filluar që nga Prespa e gjitha trojet shqiptare. Prandaj ne në Maqedoni, llogaritet që kemi rreth 400 mijë shqiptarë në diasporë. Duke patur parasysh se më shumë kemi në Evropë dhe të tjerët janë në SHBA, Australi, Kanada dhe në vendet tjera”, thotë ai
Sipas një statistike jozyrtare, rreth 400 mijë shqiptarë nga Maqedonia jetojnë në Diasporë, prej tyre 244 mijë në Evropë, 93 mijë në Australi dhe rreth 43 mijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka edhe të atillë që jetojnë nëpër kontinentet tjera.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













