Lajme
CEFTA: Dy vjet probleme për Kosovën
Çështja më e diskutuar gjatë vitit që kemi lënë pas në aspektin ekonomik, ka qenë mosfunksionimi i Marrëveshjes CEFTA. Ekspertët e ekonomisë gjithnjë kanë kërkuar zgjidhje, ndërsa autoritetet përgjegjëse, gjatë gjithë vitit, kanë deklaruar se po bëjnë përpjekje për të zgjidhur çështjen në fjalë.
Problemet me Marrëveshjen për Tregti të Lirë me Evropën Qendrore kanë lindur kur në dhjetor të vitit 2008, shtetet fqinje, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kanë bllokuar mallrat e Kosovës.Kjo ka ndodhur pasi në shkurt të po këtij viti, Kosova ka shpallur pavarësinë e saj dhe rrjedhimisht vulat e UNMIK-ut janë zëvendësuar me ato të Republikës së Kosovës. Këto vula nuk i njeh as Serbia, as Bosnja.
Prodhuesit kosovarë janë ata që më së shumti kanë pësuar humbje nga bllokimi i mallrave nga këto dy shtete. Vreshtaria dhe veraria “Stone Castle” në Rahovec është njëra nga to. Menaxheri i përgjithshëm, Shani Mullabazi, tregon se kjo kompani ka humbur blerës jo vetëm në Serbi e Bosnjë, por edhe në vende të tjera të Evropës. “Kjo na ka ngritur shpenzimet e transportit, që kanë qenë 40 për qind më të larta se zakonisht. Blerësit tanë kanë qenë të detyruar t’i anulojnë kontratat që kemi pasur dhe të orientohen në tregje të tjera.
Pos kësaj, kjo është reflektuar edhe në zinxhirin e tërësishëm prodhues, sepse bujqit e Rahovecit nuk kanë pasur mundësi që rrushin e prodhuar, ta finalizojnë “, tha Mullabazi.Kosova ka humbur një treg rajonal prej 15 milionë banorësh nga mosfunksionimi i CEFTA-s, thonë njohës të çështjeve ekonomike.Lumir Abdixhiku, nga Instituti “Riinvest”, thotë se autoritetet përgjegjëse janë treguar të papërgatitura karshi këtij problemi. Sipas tij, institucionet kosovare është dashur t’i kundërpërgjigjen Serbisë dhe Bosnjës me masa të njëjta.Autoritetet kosovare vazhdimisht kanë deklaruar se po bëjnë përpjekje për zgjidhjen e këtij problemi. Ato kanë pranuar faktin se Kosova po humb shumë nga mosfunksionimi i CEFTA-s.
Flamur Keqa, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se ende nuk ka ndonjë përllogaritje të dëmeve, që kjo bllokadë i ka shkaktuar komunitetit të biznesit.“Është një matematikë e thjeshtë – në këto marrëdhënie tregtare ka fituar me siguri dhe padyshim Serbia e Bosnja. Kosova ka pësuar dëme dhe realisht nuk ka pasur një zbatim të drejtë të marrëveshjes CEFTA”, deklaron Keqa.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












