Lajme
Nis procesi për regjistrimin e diasporës
Qeveria e Kosovës e ka emëruar Lulzim Dragushën kryesues të Komisionit qeveritar për hartimin regjistrin e mërgimtarëve
Qeveria e Kosovës duket se e ka marrë me seriozitet regjistrimin e kosovarëve që jetojnë dhe punojnë në diasporë. Për përgatitjen e këtij procesi, Kabineti qeveritar emëroi Lulzim Dragushën, kryesues të Komisionit të qeverisë për hartimin dhe finalizimin e Koncept Dokumentit për Regjistrin e Mërgimtarëve.
Qeveria e ka themeluar këtë komision në bazë fuqisë së saj ekzekutive dhe duke u bazuar në rregullore e saj të punës. Ky komision, siç raportoj gazeta JNK, do të organizojë regjistrimin e mërgimtarëve kosovarë.
Lulzim Dragusha mban pozitën e këshilltarit për Investime të Diasporës në kabinetin e ministrit të Diasporës Ibrahim Makolli. “Jam më i përgatituri profesionalisht në kabinet për të udhëhequr këtë komision”, ka thënë Dragusha, i cili ka konfirmuar se është edhe dhëndër i familjes së kryeministrit Hashim Thaçi.
Ky komision që do të hartojë Koncept-Dokumentin për regjistrimin e mërgatës do të ketë si zëvendëskryesues Mentor Borovcin që mban pozitën e Drejtorit të Drejtorisë Ligjore në Ministrinë e Diasporës.
Anëtarë komisioni do të jenë Isa Krasniqi, kryeshef i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Blerim Canaj që mban pozitën e kryeshefit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, Besim Kajtazin drejtor i Zyrës Ligjore në Zyrën e Kryeministrit e Ruzhdi Halili, zyrtar në Zyrën e Kryeministrit.
Ndryshe edhe ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli ka thënë për “albinfo.ch” se në vitin 2013 do të fillojnë përgatitjet për regjistrimin e mërgimtarëve. Ai tha se për këtë çështje është koordinuar edhe me dikasteret tjera qeveritare, me qëllim që ky proces të nisë dhe të përfundojë suksesshëm. Ai tha se regjistrimi i mërgimtarëve është proces kulminant.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










