Shkurt.ch
Optimizmi i të rinjve në Zvicër, pavarësisht nga kriza ekonomike
Të rinjtë të moshës 16-25 vjeçare parashikojnë të ardhmen me optimizëm, pavarësisht krizës ekonomike, sipas barometrit 2012 të rinisë Credit Suisse. Ata e shohin realizimin e ëndrrave të tyre si qëllimin kryesor në jetë.
Barometri i rinisë Credit Suisse është publikuar të martën. Ai është e bazuar në një anketë të institutit kërkimor gfs.bern dhë përfshin 1000 zivceranë, të moshës 16 deri në 25 vjeç, si dhe disa të rinj në Brazil dhe në Shtetet e Bashkuara.
Optimizmi dhe ëndrrat
Sipas këtij barometri, 66% e të anketuarve në Zvicër janë optimistë për të ardhmen e tyre (73% në Brazil dhe 56% në SHBA). Realizimi i ëndrrave është qëllimi kryesor në jetën e 86% të të rinjve në Zvicër (79% në SHBA). Në Brazil karriera vjen e para me 81% e të anketuarve.
Më se 51% e të rinjve në Zvicër thonë se kanë punën e ëndrrave të tyre (42% në Brazil dhe 32% në SHBA) dhe 46% duan të kenë një ditë më shumë të holla (64% në Brazil dhe 61% në SHBA).
Vetëm 3% e të anketuarve zviceranë thonë se kanë borxhe private (42% SHBA dhe 28% në Brazil). Pak më shumë se një e treta e të anketuarve (34%) janë të angazhuar në politikë (44% në Brazil dhe 48% në SHBA).
Në lidhje me politikën 30% e të anketuarve në Zvicër kanë përshtypjen se politikanët shpesh dështojnë për çështje kritike. Kjo pikëpamje ndahet nga 51% e të anketuarve në Shtetet e Bashkuara dhe 57% në Brazil.
Gazetat e lira janë burimi i preferuar i informacionit për të rinjtë zviceranë (77%). Mediat elektronike (interneti, televizioni dhe mediat sociale) janë gjithashtu burimi kryesor i informatave për të rinjtë në Shtetet e Bashkuara (70%) dhe Brazil (60%).
Politika
Në lidhje me politikën, 30% e të anketuarve në Zvicër kanë përshtypjen se politikanët shpesh dështojnë në çështje kritike. Kjo pikëpamje ndahet nga 51% e të anketuarve në Shtetet e Bashkuara dhe 57% në Brazil.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë










