Kosova
Zvicra ndihmon në vlerësimin e QMF-ve në 12 komuna
Zvicra do të ndihmoj Komunat e Kosovës në vlerësimin e Qendrave të Mjekësive Familjare.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka njoftuar se së bashku me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim do ta bëjnë vlerësimin e hollësishëm të të gjitha qendrave të mjekësisë familjare në të gjitha komunat e Kosovës.
Ai ka njoftuar se për këtë projekt është diskutuar me përfaqësuesit e të gjitha komunave të Kosovës i cili tha se do të ndihmoj të identifikohet gjendjen e të gjitha qendrave të mjekësisë familjare.
“Projekti do të vlerësoj resurset njerëzore, infrastrukturën, standardet e higjienës dhe sigurisë, pajisjet mjekësore esenciale ekzistuese, si dhe kënaqshmerinë e pacientit. Synojmë që të gjitha komunat e Kosovës të kenë rritje dhe uniformitet të shërbimeve mjekësore në kujdesin parësor shëndetësor. Shëndeti i qytetarit tejkalon politikën ditore dhe ndasitë partiake”, ka thënë ai.
E ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, në këtë takim ka thënë se për përmirësim të kujdesit parësor shëndetësor duhet të plotësohen tri parakushte që sipas tij janë “vullneti politik, mbështetja financiare dhe ajo teknike”.
“Zvicra e mbështet kujdesin parësor shëndetësor në 12 komunat partnere dhe është një bërthamë e këtij koncepti që të përmirësojmë cilësinë e shëndetit. Fryma e këtij projekti është që të dëgjojmë për pacientin dhe këtë mund ta bëjmë vetëm prej juve. Çfarë po ndodh këtu dhe si të ballafaqohemi me komunat e juaja”, ka thënë ambasadori.
Në emër të asociacionit të komunave ka folur kryetar i komunës së Podujevës, Agim Veliu i cili tha se ka dallime të mëdha në mes të komunave. Programi për kujdesin parësor shëndetësor pritet të fillojë në vitin 2019.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën















