Shkurt.ch
Weltwoche denoncohet sërish për Mentorin nga Gjakova
Këshilli i shtypit e ka miratuar një ankesë për diskriminim, të bërë në lidhje me faqen e parë, titullin dhe fotografinë e revistës
Edhe pasi që prokuroria e Cyrihut dhe ajo e Vjenës patën hequr dorë nga ndjekja penale e javores “Weltwoche” për paraqitjen diskrimnuese të romit të vogël nga Kosova, vazhdojnë denoncimet ndaj kësaj reviste. Këshilli i Shtypit i Zvicrës ka dënuar së fundi “Weltwochen” për faqen e parë të saj ku një vogëlush rom nga Gjakova (Mentori) mban një revole plastike në duar dhe në titullin që e shoqëron fotografinë, flitet për kriminalitetin rom në Zvicër.
“Romët po vinë: seri plaçkitjesh në Zvicër”, ishte legjenda nën fotografi. Artikulli është botuar në muajin prill të këtij viti dhe ka nxitur një sërë reagimesh dhe kallzimesh penale.
Fotografia e vogëlushit rom ishte bërë në vitin 2008 nga një fotograf italian dhe në një kontekst krejtësisht tjetër.
Këshilli i shtypit e ka miratuar një ankesë të bërë në lidhje me faqen e parë, titullin dhe fotografinë e revistës por jo edhe për artikullin si tërësi.
Këshillit të Shtypit të Zvicrës i kishin drejtuar ankesë Këshilli Qendror i Romëve dheSintive nga Gjermania dhe një student nga Berna bashkë me 41 të nënshkruar tjerë.
Në qëndrimin e shpallur të martën, Këshilli i Shtypit është shprehur se “Weltwoche” nuk e ka bërë të qartë kontekstin nga i cili është marrë fotografia problematilke. Për më tepër, javorja e Cyrihut e ka përdorur fotografinë në një kontekst krejtësisht tjetër, duke krijuar përshtypjen se vogëlushi me revolen lodër është personifikim për kriminalitetin të cilin ajo po e pasqyron. Edhe shprehja “Romët po vinë” është problematike, sipas këshillit, sepse bën përgjithësimin e romëve si kriminelë.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











