Shkurt.ch
Në Moskë, ndërtesa më e lartë në Evropë
Nuk ka përfunduar ende së ndërtuari, Mercury City Tower e Moskës që do të jetë qiellgërvishtësja me e lartë në Evropë
“Shard”, ndërtesa që dominon në qiellin e Londrës me një lartësi prej 310 metrash nuk do të jetë më ndërtesa më e lartë në Evropë.
Këtë epitet do ta gëzojë “Mercury City Tower” e Moskës, e cila do të përurohet së shpejti me një lartësi prej 339 metrash.
Ndërtesa në kryeqytetin rus ka 75 kate. Ndërtimi i kësaj kulle ka kushtuar rreth një miliard dollarë. Në një hapësirë prej 174 mijë katrorësh, kjo ndërtesë do t’i shërbej afaristëve, por do të ketë edhe apartamente luksoze.
Ndërkohë në afërsi të saj po ndërtohet një ndërtesë tjetër që shumë shpejt do të jetë kulla më gjigante në Moskë dhe Evropë me një lartësi prej 506 metrash.
Aktualisht ndërtesa më e lartë në botë konsiderohet “Burj Khalifa”, e cila gjendet në Dubai, me lartësi prej 828 metrash.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












